Arrestohet 44-vjeçari në Krujë, i sekuestrohen 26 kg kanabis

J L

Një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike është goditur nga policia e Krujës.

Një 44-vjeçar me inciale B.M, banues në fshatin Nojë, Krujë është arrestuar dhe gjatë kontrollit në banesën e tij i janë sekuestruar 26 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *