Komisioni i Venecias publikon raportin për Metën (DOKUMENTI)

Ornela

Ashtu siç kishte paralajmëruar, këtë të hënë Komisioni i Venecias publikoi raport opinionin në lidhje me interesimin e Kuvendit të Shqipërisë për çështjen e shkarkimit ose jo të Presidentit Ilir Meta pas dekretit që anuloi zgjedhjet e 30 qershorit.

Komisioni i Venecias arrin në konkluzionin se, në mungesë të një dispozite ligjore, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet vetëm për organet e qeverisjes vendore në një situatë emergjente. Edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë ligjore ad hoc (të posaçëm) për të shtyrë zgjedhjet.
“Nuk kishte konsensus politik për krijimin e një baze ligjore për shtyrje”, thuhet në raportin e Komisionit të Venecias, duke argumentuar se bojkoti i Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ishte argument për zbulimin e zgjedhjeve

Do të jetë Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese, që do të vendosë nëse anulimi ose shtyrja e zgjedhjeve përbën një shkelje të karakterit të rëndë të Kushtetutës që justifikon shkarkimin e Presidentit, citohet në raport.

“Megjithëse Presidenti mund të ketë tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale pa një baza ligjore specifike – këto akte nuk mund të plotësojnë kriteret e mjaftueshme për të garantuar shkarkimin e Presidentit”

Komisioni i Venecias thekson se anulimi i zgjedhjeve shkel të drejtat e njeriut.

Kliko ketu per raportin e plote

 

 

o.j/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *