Raporti i Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e PAK (personat me aftësi të kufizuara) nënvizon se nuk janë bërë hapa para në respektimin e të drejtave të këtij grupi duke bërë një numër rekomandimesh për pushtetin në Shqipëri në lidhje me këtë temë.
Komiteti në raport ngre shqetësimet se personat me aftësi të kufizuara janë të përjashtuar nga jeta publike; nuk janë marrë masat e nevojshme për t’i siguruar PAK akses gjithëpërfshirës në sistemin e drejtësisë të tilla si ndihma juridike falas, shërbimet juridike të aksesueshme dhe interpretët e gjuhës së shenjave në dhomat e gjyqit, stacionet e Policisë etj.
Disa nga shqetësimet e ngritura nga Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara:
-Përpjekjet e pamjaftueshme për të rishikuar legjislacionin ekzistues dhe për ta sjellë atë në përputhje të plotë me Konventën.
-Mungesa e një mbështetjeje të rregullt dhe të qëndrueshme financiare për organizatat e personave me aftësi të kufizuara, veçanërisht në nivelin lokal.
-Mungesa e një plani gjithëpërfshirës të veprimit kombëtar në zbatimin e ligjit për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara dhe vendimin e qeverisë nr. 1074 për heqjen e barrierave mjedisore dhe infrastrukturore në ofrimin e shërbimeve publike.
-Komiteti është i shqetësuar për mungesën e masave specifike dhe të vlefshme të marra për të siguruar akses gjithëpërfshirës në sistemin e drejtësisë, të tilla si ndihma juridike falas, shërbimet juridike të aksesueshme dhe interpretët e gjuhës së shenjave në dhomat e gjyqit, stacionet e Policisë etj.
-Komiteti është i shqetësuar që legjislacioni aktual lejon privimin e lirisë, shtrimin e detyruar në spital dhe trajtimin e detyruar të personave me aftësi të kufizuara. Komiteti është i shqetësuar për përjashtimin në praktikë të personave me aftësi të kufizuara nga jeta publike.
-Komiteti vëren me shqetësim raportet e dhunës dhe abuzimit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe mungesën e masave efektive për kompensime.
-Komiteti është i shqetësuar që personat me aftësi të kufizuara, veçanërisht fëmijët përballen me pengesa për të marrë pjesë në jetën kulturore, argëtim, sporte etj./ panorama
e.ll./dita
