Pakti për Universitetin, çfarë mendojnë tani brenda auditoreve

Edona Llukacaj

Nga tetë pikat që përcaktohen në “Paktin për Universitetin”, janë plotësuar vetëm dy prej tyre.

Disa studentë janë entuziastë, ndërsa të tjerët thonë se nga protesta e studentëve vitin e kaluar nuk kishte ardhur ndonjë ndryshim i madh.

Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare tregon se kanë nisur një sondazh të ri të quajtur “Universitetet pas Protestës” për të parë qëndrimet dhe opinionin e studentëve, mbi realizimin e pikave të Paktit.

“Pakti për Universitetin funksionoi në aspektin e infrastrukturës së konvikteve dhe fillimit të procesit të Kartës se Studentit, por nuk u mbajt premtimi i vetingut akademik dhe masave anti- korrupsion në universitete. As procedurat e rekrutimit të stafeve akademike nuk u ri-panë dhe qeveria e nisi në paqe me pedagoget këtë vit akademik,” – thotë ai.

Në fakultetin e Histori-Filologjisë, oborri është i rrethuar nga makineri ndërtimi, për rregullimin e ambientit të jashtëm.

Dekani Sabri Laçi thotë se autoritetet drejtuese, stafi akademik e stafi ndihmës, të gjithë praktikisht janë të angazhuar për të përmirësuar gjithçka që është e mundur në universitet.

“Praktikisht ne vërejmë përmirësime për sa i përket kurrikulave, silabuseve, kushteve të punës dhe kushteve të mësimit, më shumë mobilitet për studentët” – tha ai.

Ai shton se “ka projekte për të hapur edhe dy ose tre programe të reja vitin e ardhshëm, ndërsa të gjitha departamentet kanë projekte për përditësimin e kurrikulave me qëllim afrimin e tregut të punës”.

Disa studentë që janë pjesë e “Lëvizjes për Universiteti” ishin përpara dyerve të Ministrisë së Arsimit duke protestuar dhe duke u shprehur se ky është fillimi i protestave, në mënyrë që qeveria të plotësojë kërkesat sipas premtimit.

Në një numër të pakët ata janë shprehur se “sakrifica e prindërve tanë, ideali i arsimit publik për të gjithë dhe besimi tek njëri tjetri janë ajo ç’ka na bashkojnë”.

Nën thirrjen “Arsim publik falas” ata thonë se “Pakti për Universitetin” nuk ka funksionuar.

Viti i ri akademik filloi me 22 mijë studentë që u ulën për herë të parë në autoret e universiteteve.

Në universitetet e rretheve ka pasur edhe mbyllje të disa degëve si matematikë-fizikë, gjuhë e huaj italiane, pasi studentët nuk i kanë përzgjedhur.

Ndërsa Mësuesia është renditur për herë të parë e treta në preferencat e maturantëve pas ekonomikut dhe shkencave sociale, pasi rreth 16 % e studentëve janë regjistruar aty.

Së bashku me vitin e ri akademik ka nisur gjithashtu edhe faza e tretë e aplikimeve për pranimet në universitetet publike në vend.

Autoritetet arsimore bëjnë me dije se në dispozicion janë rreth 4000 kuota të pa plotësuara – ve në dukje një raportim i portalit SI.

 

e.ll./dita

 

Share This Article
11 Comments
  • Për zbatimin e paktit të Universitetit me qeverinë shqiptare duhet të kontaktoni me Nafije Dybekun ,Baxhella që ka plagjiature diplomë dhe nuk lexon dot një numër me gjashtë shifra, si dhe me Strategen ndërkombëtare të leshitlikes Kejdi dhembcakallja se ajo ka drejtuar reformën në arsim të leshitdhise dhe është me shkollë të mesme mesatare 6, ajo drejton dhe trajnimin erotiko naziskin të lristave të Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë në Jale. I përjetshëm qoftë kujtimi i sharebajgave të leshitlikes Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari dhe Nora Bythderrja gjithollog’ja surratgerdalla .

  • Prrshendetje Dita .Kam besim nepermjet redaksise tuaj do protestojme ndaj qeverise per ankesat dhe hallet e qytetareve qe sorollatemi dyerve te administrates kompanive private .Qeverine e komandojn keta kompani private .Kemi 30 vjet qe nuk kemi shtet as qeveri .Ligjet i bene privati jo Qeveriae cila shfrytezon qytetaret me taksa e tatime i meshirohet privatit

  • Akoma me arsim falas universitar keta debila?pse,ne kohen e xhaxhi enverit jemi?kemi perparuar.jemi ne sistemin ku cdo gje,pra edhe universiteti shitet dhe blihet.ne asnje vend te botes nuk ka studime yniversitare falas.vajza ime studioi dhe u diplomua ne universitetin e padoves.taksa vjwtore e shkolles qe eshte paguar ishte 2000 euro ne vit.ju genjen qorri arlind per arsim publik falas.

    • Vajza jote do jete prostitute ne Itali, se ne Shqiperi ka familje qe nuk i marrin dot 2000 eurone vit.
      Pastaj, ti qe ke bythe per leke, paguaj, kush te ndalon? Per popullin arsimi duhet te jete falas, se i pagojne kesaj qeveri miliona euro e qeveria i jep per PPPte

  • Edvin mikekar.vajza ime ishte studente qe edhe sot i permendin rezultatet e fuzikes.sot eshte mjeke ne spitalin qendror ku edhe specializohet.prostitutllekun ia kemi lene mamit dhe motres e gruas tende.rrugac i qelbur.po te te gjej adresen te jap fjalen qe je i vdekur.maskara.

  • Edvin mikekar.vajza ime ishte studente qe edhe sot i permendin rezultatet e fuzikes.sot eshte mjeke ne spitalin qendror ku edhe specializohet.prostitutllekun ia kemi lene mamit dhe motres e gruas tende.rrugac i qelbur.po te te gjej adresen te jap fjalen qe je i vdekur.maskara.jep emrin po qe trim dhe do shihemi.

  • Mikeltrap.ai kasemi ka punuar 20 vjet dhe jeton ne itali.vajza i eshte rritur ne ambient familjar.por sic duket tek ty prostitutlleku ka hyre thelle ne familje.aq sa te ka bere me fiksim.

  • Shkolla baze, shkolla e mesme, kudo eshte falas, ndersa studimet universitare kudo jane me pagese, prandaj ato femije qe duan te studjojne ne universitet dhe familjet e tyre te pergatiten mire per kete problem. Une femijet e mij i kam shlkolluar, ose jo, pak rendesi ka, por nuk kam pse paguaj nga te ardhurat e mija per shkollimin e femijeve te tjere. Mjaft me komunizem, tani jemi ne kapitalizem, vete e kerkuam.

  • duke lënë mënjanë silabuset,mobilitetin,kurrikulat e ndrikullat që nuk ka idiot që ti kuptojë po e vazhdoj me këtë thënje të studentëve” “sakrifica e prindërve tanë,”e bla,ble bla”ideali i arsimit publik për të gjithë dhe besimi tek njëri tjetri janë ajo ç’ka na bashkojnë”.”,do ta barazoja me një gënjeshtër me një thënje që mund të përdoret në ato që unë vitet e fundit nuk i quaj më pankarta,por tallkarta!!
    “sakrificë e prindërve”??
    çfar quani pagesën që bëjnë??për këtë jam me ju,por mesa duket prindërit nuk kanë takat për më shumë!sepse nuk ishin të zotë të dilnin në krahun tuaj një vit më parë!!pra ata janë të gatshëm të paguajnë,por jo të lëvizin bythën për të mbrojtur tëdrejtat e fëmijve të tyre,në radhë të parë dhe të mbrojnë investimin e tyre në radhë të dytë!!
    sepse si prindrit tuaj,si prindërit e atyre që kanë mbaruar shollat,si të atyre që kanë për të shkuar në shkollë,is dhe ata që nuk do të bëhen prindër,NUK JA KANË IDENË e kësaj që thoni ju”ideali i arsimit publik për të gjithë”!
    një pakicë tmerrësiht e vogël është e ndërgjegjshme dhe e do arsimin publik për të gjithë!!
    pjesa tjetër është aq primitive,si e shkruajta më lart,AS FËMIJËT,AS INVESTIMIN E VET NUK E MBËSHTET,e jo më të MBËSHTESË FËMIJËT E BOTËS!!
    o studentë,që ne patëm një farë shprese para një viti se do të fillonit të ndryshonit diçka,edhe ju nuk jeni të bindur për këto që shkruani!ju i shkruani sepse ashtu i shkruajnë të tjerët,ashtu ju kanë thënë të tjerët!po të ishit të bindur në atë që shkruani,NUK DO TË KISHTE BIR KUMLLE QË DO TA NDALONTE PROTESTËN TUAJ!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *