Kjo foto është bërë dje gjatë protestës së çamëve (siç iu referuan mediat) me rastin e vizitës së z. Papulias. Siç mund të lexohet imazhi, janë pak njerëz, në vapën e verës indiane, ndoshta jo me ndonjë dëshirë të madhe për të qenë aty. Unë kam shumë simpati sidomos për protestat me numër të paktë njerëzish. Kur je 100 mijë vetë është kollaj të kërcënohesh, të gjuash me gurë, të bërtasësh e madje edhe të fshihesh. Por, kur je qoftë 1 a qoftë 30 vetë për një kauzë, ajo identifikohet më shumë me ty. Kam parë protesta edhe me 5 a 10 vetë, ku mesazhet vizuale ishin shumë të forta. Kujtoj grupin FEMEN, së fundmi. Kam parë protesta me një grusht njerëz ku protestuesit ishin shumë agresivë, si për të treguar që kauza e tyre është luftë.
Në lidhje me foton në fjalë, kam frikë se në shesh kishte më shumë pankarta sesa njerëz.
Sloganet
Nuk arrij dot ta zbërthej karikaturën që gjendet në qendër të fotos. Sigurisht, metafora e një burri me mustaqe që ka një flamur grek në dorë e një thikë pas shpine të lyer me gjak, ndërsa në gojë ka fjalinë “nuk kam bërë gjë, jam europian” nuk do shumë mund për të kuptuar se ku rreh. (Nuk po zgjatem me Panteonin) Por, e kam te kuptimi politik i kësaj karikature. Çfarë kërkojnë protestuesit përmes këtij imazhi prej kasapi? Kë duan të ndikojnë? Duan që ta shohë Papulias? Ja e pa? Apo duan ta shohin “këta tanët”? Apo duan ta shohin shqiptarët e të reagojnë? Druaj se kjo karikaturë nuk përcjell dot asnjë mesazh të fortë politik. Sikur nuk përcjellin as bluzat ku shkruhet “albania” tek vajzat që e mbajnë.
Çështja çame
Unë jam i ndjeshëm ndaj çështjes çame. E kam marrë përmes historisë, e kam marrë përmes miqve të mi çamë, e kam marrë edhe thjesht pse jam shqiptar (albania, si te bluza) dhe çështja e një shqiptari është dhe e imja. Do preferoja që protestën e tyre ta bënin me vezë mbi kolonën qeveritare, dhe jo me karikaturat e një piktori të dashur e të butë, që edhe po të dojë, nuk vizaton dot mbi letër koncepte agresive me thika që pikojnë gjak.

Cfare pret nga came te tipit Idrizi,Tahiri,Muhedini qe te bejne nje gje te hajrit kur nuk ka leke ne mes? Harroje
I nderuar Koloreto Cukali
Ke bere nje artikull subjektiv dhe jo objektiv, kur flet per metamorfoze,
mvaret nga pikpamja e juaj personale, e theksoj personale sepse
cdo njeri e shikon boten me syte e tij dhe sipas menyres se tije.
Psh,,, personazhi i Kafkes ne Metamorfozen, qe eshte “Gregori” qe
shnrrohet ne insekt, shume kritike kan diskutuar se cfar lloj
insekti po shndrrohej Gregori, dhe te gjith kane dhene spjegime
te ndryshme, prandaj mund te themi qe shkrimi juaj eshte mendim
personal i juaji.
Perse cuditeni kaq shume me bluzat e shkruajtura Albania, po
keto bluza perdoren edhe ne ndeshje futbolli ku bejne tifozllik
nga te gjitha trevat, BOTA NA NJEF ME EMRIN ALBANIA.
Te merresh me bluzat, pikturat, njyrat e nje proteste me pak
njerez,” qe kan nje mbeshtetje te madhe, eshte si te komentosh
njyrat e mureve qeverritare dhe jo debatin politik qe qendron
ne takimin e Psh Rames me Papulias.
Arianit, shkruesi i artikullit e ka mire dhe shpreh ne kete menyre dhe pikepamjen time. Mesazhi ne ato foto nuk eshte fort i qarte dhe nuk godet aty ku duhet. Stendat e medha nga pas me shkrime jane OK per mua, ndersa keto me foto jane shume ofensive dhe kercasin po te mendosh qe pjesemarrja ne proteste eshte e vogel, mbahen ne duar nga gra, per me teper te veshura me flamurin shqiptar.
Me teper do bente sens nje harte e Camerise me toponimet shqiptare, apo foto nga genocidi grek ne fillim vitet e shekullit XX sesa nje karikature e tille.
ore po ky koloreto ca esht komentus apo gazetar se spaska pik lezeti per menyren se si shkruan o arianit jepi ca leksione te shkretit se nuk i pelqeka fotografia me mustaqe se e don me fjongo roz
Proteste kunder greqise dhe kualicion me berishen dhe bashen qe firmosen marveshjen e detit nuk shkojne bashke…
kjo nuk mund te quhet protest,jo per idealet e ceshtjes came te popullit martir cam, por per idealet qe kane drejtusit e saj,ata drejtus si shpetim idrizi ,vjollca braho, ilir tahiri, monika tahiri jane nje grup me ideale hajdutesh