Vettingu në polici u ndryshua pas largimit të Fatmir Xhafajt

Edona Llukacaj

Ish ministri i brendshëm, Fatmir Xhafaj ishte ai që ashtu si tek reforma në drejtësi, udhëhoqi dhe vettingun në polici në komisionet parlamentare kur e prezantoi në shkurt të një viti më parë.

Deri këtu gjithçka ishte planifikuar sipas vettingut në drejtësi, proces i cili do hiqte nga radhët e uniformave të inkriminuarit. Por me ikjen e tij nga posti i ministrit të brendshëm ndryshoi gjithçka. Teksa pritej që të niste verifikimi për krerët e policisë, ligji i vettingut ndryshoi duke shtyrë kështu procesin.

Mazhoranca dhe qeveria miratuan një draft të ri, sipas të cilit verifikimi për policët e thjeshtë do të kryhet nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme. Në thelb, pasi vetë SHÇBA të vetohet do të bëjë të njëjtin proces për rreth 13 mijë efektivë të thjeshtë.

Diçka e tillë u kundërshtua dhe nga ish ministri Xhafaj.

“Jam i keqardhur që për arsye subjektive, me argumente dhe alibi false, ligji për vettingun në polici nuk u bë i zbatueshëm në kohë”, deklaronte nga foltorja e Kuvendit, Fatmir Xhafaj.

Që pas ndryshimit të ligjit, problemet me vettingun nuk kanë të sosur. Edhe vete komisioni i jashtëm i vlerësimit, i cili do të skanojë 300 drejtues të lartë nuk po fillon nga puna për shkak të disa problemeve administrative.

Sipas kryetares së saj, në komisionin e sigurisë, kishte vonesa me kthimin e përgjigjeve nga ana e disa institucioneve. Kjo ka bërë që për disa muaj rresht seancat dëgjimore të mos nisin. Fillimisht u lajmëruan për në shtator, më pas në tetor, ndërsa tani nis një hallkë e parëndësishme si testi psikologjik kur ende nuk jemi njohur me pasuritë dhe kontaktet e papërshtatshme të policëve./A2 news

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment
  • Idiot si te tjeret. Fjala perdoret “me keqardhje” , nuk ka shqip “jam i keqardhur”.
    Merzis, i merzitur
    Brengos, i brengosur
    Habis, i habitur
    Lexoj, i lexuar
    Kendoj, i kenduar.
    Cudis, i cuditur
    Keqardh …
    E keni hasur ne shqipen e drejte foljen keqardh?
    Vetem debilet me kostum te pas 90es, qe nuk dine te flasin po shesin mend se jane te larte e te shkolluar, vetem ata shesin nje idiotizem te tille per elokuence.
    Ky Vettingxhiu, sipas leksikologjise se llaksoreve te Rilindjez, duhet te raportonte vetsn njehere per lidhjen familjare me krimin
    Asnje Vetting normal nuk do e kalonte.
    Lerini perallat se e dime cbehet me horrat e shtetit dhe parullat boshe te Vettingut e Reformes.
    Ato jane per ti dhene sadopak lavdi qenieve boshe si Bazhfari e Xhafja.
    Si tha Ramuti..i feel like vomit. I erdhi gjoja per te vjelle.
    Ju jeni te gjithe e vjella.
    Na ngjallni krupen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *