Një çift të moshuarish kanë rënë pre e grabitjes mbrëmjen e së enjtes, ku maskat kanë marrë një sasi të konsiderueshme lekësh.
Ngjarja ka ndodhur rreth orë 21:45, ku dy persona me maska dhe të armatosur, kanë kapërcyer muret e oborrit dhe kanë hyrë brenda në banesë, duke shfrytëzuar faktin që prej kohësh çifti banonin të vetëm, për shkak se fëmijët i kishin në emigracion.
Në ato momente, çifti i të moshuarve, ishin vetëm në shtëpi dhe po konsumonin darkën. Në presionin psikologjik dhe të dhunës, dy personat ende të pa identifikuar, kanë detyruar Foni Rrapo rreth 85 vjeç dhe bashkëshorten e tij, Afërdita që t’i jepnin sasinë e lekëve që kishin në shtëpi, ku sipas burimeve kapin shifrën e 70 mijë lekëve.
Referuar po të njëjtave burime, grabitësi kanë goditur me qytën e pistoletës në kokë, duar dhe krah e ndërsa , me qëllim që të largoheshin “qetësisht” i kanë lidhur pas krevatit. Fatmirësisht të moshuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore.
o.j/dita

Po konsumonin darken- thote inteligjentja e Ditez
Po hanin darke o kafshe ripertypese.
Eshte shprehje e thjeshte dhe e pranueshme.