Shtëpi që i mbijetojnë fundit të botës

anazapta

Një ndërtues amerikan po bën pasuri me kapsula-shtëpi që mund t’i mbijetojnë fundit të botës. Bunkerët e nëndheshëm të Ron Hubbard kanë apartamente, çmimet e të cilave nisin nga 46 mijë dollarë. Shefi i kompanisë “Atlas Survival” ka menduar edhe për ata që nuk kanë ndonjë pasuri të madhe, duke u ofruar shtëpi ekonomike për 29 mijë dollarë.

Ai ka ndërtuar edhe për veten dhe familjen e tij një shtëpi komode, ku nuk mungojnë kuzhina, salloni i rehatshëm, televizorët plazma dhe interneti.

E vetmja pyetje që mbetet pa përgjigje është ajo se çfarë do të bëjë Ron me paratë e fituara, nëse vërtet bota përmbyset në 21 dhjetor. A do të ketë paraja pushtetin që ka tani edhe pas apokalipsit të supozuar?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *