Hiqen tarifat për makinat elektrike

Ornela

Drejtoria e Përgjithshme e transportit Rrugor ka njoftuar se do të rimbursojë çdo tarifë regjistrimi për herë të parë për mjetet elektrike & plug-in. Më poshtë janë listuar tarifat ë përfshira:

-Kontrolli Fizik 1,500 lekë

-Leje Qarkullimi Kombëtare 1,000 lekë

-Targat standard 3,000 lekë

-Certifikatë pronësie 2,000 lekë

Pra në total 7,500 lekë të reja për çdo mjet ‘GREEN’ do të mbulohen nga DPSHTR, vazhdon njoftimi.

Kjo nismë sipas publikimit bazohet në vendimin e këshillit të Ministrave mbi Planin Kombëtar për Menaxhimin e Cilësisë së Ajrit, i cili adreson cilësinë e ajrit si një ndër çështjet mjedisore më kritike, që ka të bëjë me administratorët lokalë dhe autoritetet qendrore, si dhe prek jetën e përditshme të çdo qytetari.

Më anë të kësaj risie DPSHTRR synon të ndikojë në mbrojtjen e mjedisit dhe cilësinë së ajrit, uljen e ndotjes mes nxitjes së regjistrimit të mjeteve GREEN nga qytetarët si edhe ndërgjegjësimit për gjeneratat e së tashmes dhe së ardhmes.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • O PAPAGALLET E EDVIN BOJAXHIUT DHE LALI ERIT INJORANTIT:

    Po baterite me plumb qe shtohen si ujvare ku do t’i depozitoni pasi t’i kete kaluar afati 2 vjecar i skadimit? Qe pernga rreziku per gjeneratat e së tashmes dhe së ardhmes jane si:

    BOMBA ATOMIKE ME DIAGORE TE NGADALESUAR?

    He mo alifmatrake te DPSHTRR a i mendoni ju pasojat e plumbit te grumbulluar me tonelata ne vendin tone nga baterite e skaduara te autoveturave tuaja famoze me energji elektrike qe KESH-i dhe qeveria e blen jashte si “Frengu Pulen”?

    • Ke shume te drejte intelektual, por mbase u ka treguar Saliu te njejtin vend ku do hidhte mbetjet radioaktive nga centrali berthamor qe psikopati donte te hapte ne Vlore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *