Pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të martën në Tiranë, shefja e misionit të OSBE/ODIHR Audrey Glover tha në një prononcim të shkurtër për mediat se në fokus të bisedës ishin rekomandimet në raportin e misionit që ajo përfaqëson për zgjedhjet dhe reformën zgjedhore.
Glover shtoi se takimet do të vijojnë përgjatë ditëve të ardhëshme.
Glover tha: “Bëhet fjalë për raportin ku mbahen rekomandimet të cilat i kemi diskutuar dhe do të vijojmë t’i diskutojmë. Jemi duke bërë diskutime, faleminderit që erdhët. Takimi do të vijojë nesër e pasnesër, por nuk do të ketë një konferencë për shtyp. Nuk kam asgjë për t’ju thënë ju sot, në ditët në vijim do të merrni një informacion të mëtejshëm”.
e.ll./dita

Kush o kjo!? Dashnorja e Sales?