Protesta në Barcelonë, katalanasit bllokojnë aeroportin

Edona Llukacaj

Pasi Gjykata Supreme e Spanjës dënoi me burgim 9-13 vjet nëntë udhëheqës katalanas të lëvizjes për pavarësi, rrugët e Barcelonës janë mbushur nga protestuesit, të cilët bllokuan edhe aeroportin  El Prat.

Raprtohet se të paktën 45 fluturime janë anuluar, ndërsa dëmet në aeroport janë të pakta.

Policia ka përdorur shkopinj gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për t’i larguar ata nga aeroporti. Sipas disa raportimeve nuk kanë munguar as plumbat e gomës.

Me dhjetëra qytetarë janë shtruar në spital për dëmtime të lehta, ndërkohë që protestat vazhdojnë.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment
  • Po këtu kur u përdorën shkopinjt e gomës kundër Sahit Dollapit, analistat tanë “demokratë” thanë se kjo gjë ndodhte vetëm në diktaturë. Tani ose Spanja është diktaturë ose analistat tanë “të mençur” kanë gabuar e ndodhka edhe në “demokraci” që nëse sulmon institucionet e policinë, goditesh me shkopinj gome e gaz lotsjellës. Kush të jetë e vërteta vallë ??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *