Sherret për postin e kreut të grupit në opozitën brendaparlamentare, reagon deputeti i “ballkoneve”

Edona Llukacaj

Deputeti opozitar brendaparlamentar Korab Lita deklaroi sot nga kryesia e Kuvendit, se ka zëvendësuar deputeten tjetër opozitare brendaparlamentare Rudina Hajdari në krye të “grupit parlamentar demokrat”.

Po nga kryesia e Kuvendit ka ardhur reagimi i deputetit opozitar brendaparlamentar Gjuzi, i cili shprehu mbështetjen e tij për deputeten Hajdari, ndërsa akuzoi se “segmente të krimit të majtë dhe të djathtë kërkojnë të përçajnë opozitën parlamentare”.

“Ne e kemi mbrojtur institucionin e Kuvendit nga PS dhe pallavrat e saj, të cilët sjellin një tjetër lajm që Rudina Hajdari nuk është më kryetare e grupit parlamentar demokrat. Ky është diversion që segmente të krimit për 30 vjet kërkojnë të përçajnë të djathtën dhe të mbajnë peng të djathtën. Disa janë tanët, disa janë të infiltruar.

Ne jemi të gatshëm t’i themi shqiptarëve që Rudina Hajdari është qytetare shqiptare, amerikane e studiuar në Amerikë, është bija e liderit të demokracisë Azem Hajdarit. Është zonjë e nderuar dhe politikane e re dhe nuk mund të goditet. Mjaft me falangat e vjetra” – tha deputeti i njohur për mbështetjen e hyrjes së të rinjve dhe të rejave në politikë, veçanërisht atyre “me ballkone të rrezikshme”.

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *