“Ke bombë në makinë”, i bugosuri që ‘paralajmëroi’ gjyqtarin me probleme të shëndetit mendor

Edona Llukacaj

Është identifikuar personi që përmes nëj telefonate paraditen e së martës i tha gjyqtarit Markelian Kuqo se në mjetin e tij është vendosur një bombë.

Telefonata raportohet të jetë bërë nga burgu i Drenovës, në Korçë, ndërsa argumentohet se personi që ka telefonuar ka me probleme të shëndetit mendor.

Burime nga ky institucion i vuajtjes së dënimit bënë me dije se bëhet fjalë për një person ndaj të cilit është vendosur masa ‘mjekim i detyruar’.

Ndërkohë, nga verifikimet e grupit hetimor nuk rezulton të këtë rrezikshmëri për gjyqtarin, pasi bëhet fjalë për një alarm të rremë.

Policia ka sekuestruar kartat e telefonit.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *