Ministri i jashtëm i Italisë, Luigi di Maio, duke theksuar se problematika në Siri nuk mund të zgjidhej me armë, bëri me dije vendimim se Italia ka ndaluar eksportin e armëve drejt Turqisë. Ashtu is edhe ishte paralajmëruar, vendimi për embargo vjen si një ndëshkim për ofensivën turke ndaj Sirisë. Vendimii Italisë vjen menjëherë pasi vendet e BE-së ranë dakord parimisht për të kufizuar shitjet e armëve drejt Turqisë.
Di Maio u shpreh: “Zgjidhja afatgjatë mund të arrihet vetëm përmes diplomacisë dhe dialogut politik”.
Ndonëse embargoja e Italisë vjen pas sanksioneve amerikane ndaj një numër ministrash të qeverise turke dhe thirrjes për armëpushim, presidenti Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se ofensiva do të zgjasë deri sa Turqia të arrijë objektivën e vet.
Ndërsa luftimet në ditën e shtatë të tyre po vazhdojnë, presidenti Erdogan u shpreh se Turqia veproi, pasi liderët botërorë dështuan të frenojnë fluksin e refugjatëve në Turqi dhe vendet e e tjera.
Ai shtoi se ndërkombëtarët ose duhej të mbështesin planin e tij ose duhej të përgatiteshin për të ndihmuar me krizën e emigrantëve duke i pritur ata.
Në shkrimin e tij për Wall Street Journal, Erdogan gjithashtu adresoi shqetësimin për lirimin e rreth 100,000 anëtarëve të ISIS të kapur nga forcat kurde.
Erdogan shkroi: “Ne do të sigurojmë që asnjë luftëtar i ISIS (Shteti Islamik) të mos largohet nga Siria verilindore”.
e.ll./dita
