Kryeministri italian mbërrin në Tiranë, pritet konferencë e përbashkët me Ramën

Edona Llukacaj

Ditën e sotme, teksa në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian diskutohet çelja ose jo e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedonië e Veriut, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte viziton Tiranën.

Ai u prit me një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në vijim pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për media.

Ndërkohë, po sot kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta në orën 17.30 në Presidencë.

Më pas, ai do t’i drejtohet selisë së PD, ku do të zhvillojë edhe një takim me kreun e PD, Lulzim Basha.

Kjo është vizita e parë e kryeministrit italian, Giusepe Conte në vendin tonë.

Italia është një mbështetëse e fortë e integrimit të Shqipërisë, qëndrim të cilin e ka mbajtur edhe në takimin e Këshillit të Ministrave në Luksemburg.

e.ll./dita

 

Share This Article
2 Comments
  • po ky njëshi përse e ka bo këtë surrat kështu,mor kalamoja??
    i ka shpëtu në brek??apo thejshtë një iluzion optik nga mjekra që ka lënë??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *