Meta me Conten: Shpresojmë që BE të mbështesë qasjen realiste për çeljen e negociatave

Edona Llukacaj

Presidenti Ilir Meta priti të martën pasdite në një takim në presidencë kryeministrin e Republikës së Italisë, Giuseppe Conte.

Presidenti Meta shprehu vlerësimin për partneritetin strategjik të vendit tonë me Italinë, duke shprehur falenderimin për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në proceset e integrimit

Duke falenderuar për angazhimin e vazhdueshëm të Italisë në mbështetje të çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, presidenti Meta tregoi se me debati mbi vendimin që do të merret në Samitin e 17-18 tetorit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ndiqej me vëmendje. Presidenti theksoi: “Shpresojmë që qasja realiste e çeljes në parim të negociatave, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të mbështetet nga të gjitha vendet anëtare”.

Presidenti i Republikës gjithashtu vlerësoi faktin se Italia është një nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë, duke shtuar se ka ende shumë mundësi për t’u përdorur në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare. “Në veçanti, presim një prani më të madhe të investitorëve italianë në Shqipëri,” tha ai.

“Një urë e fuqishme bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona, janë edhe komuniteti arbëresh dhe emogracioni shqiptar në Itali. Presidenti inkurajoi që të rrisim bashkarisht përpjekjet për mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës e traditave të pasura shqiptare në vendin fqinj.

e.ll./dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *