Pentagoni: Vazhdojmë bashkëpunimin me kurdët kundër ISIS-it

Ornela

SHBA-ja kërkon të vazhdojë bashkëpunimin me luftëtarët kurdë të Forcave Demokratike Siriane në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik, theksoi sot një zyrtar i lartë i Pentagonit.

“Ne do të shikojmë se çfarë lloj mbështetjeje mund të japim për FDS edhe pse ne nuk kemi më forca në veri të Sirisë”, theksoi për shtypin ky zyrtar i lartë.

Përballë operacionit ushtarak turk në Siri, SHBA-ja njoftoi tërheqjen e mijëra ushtarëve amerikanë që ndodhen ende në verilindje të vendit, por ajo theksoi se do të ruante garnizonin e Al-Tanf, në kufirin jordanezo-sirian, ku ata mbajnë aktualisht rreth 150 ushtarë.

“Ne do të ruajmë këtë pozicion të Al-Tanf që do të na mundësojë të vazhdojmë këtë mision në jug”, theksoi zyrtari i lartë të Pentagonit, përcjell Atsh.

“FDS kanë qenë një partner i rëndësishëm. Mendoj se ata kanë sinjalizuar vullnetin e tyre për të vazhduar luftën kundër Shtetit Islamik në Siri”, shtoi ai.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Ata 150 ushtarë amerikanë do të bëjnë namin,
    ME MEZE E RAKI” ”
    E gjeti zgjidhjen i gjithë mënçuri Tra(p)mp.
    Sa saktë e ka thënë i madhi Lenin: NË ÇDO DOLLAR KA GJURMË GJAKU!

    • çeto
      aman të keqen mos u trego kaq i mënçur ai vrarë se pastaj ne të tjerët që jemi budallenj duhet të vetvritemi!!
      o copë,edhe një bën më shumë se 100 mijë të OKBsë,se po aq të italisë e kështu me rradhë!!
      o çeeeeeeeeeeeet,shko e preki po ta mbajti byçka!!
      kujton ti se erdo nuk i fshinte dot ata që ishin deri dje??
      i fshinte sa hap e mbyll sytë,POR sia mbante bytha!!
      se të vjen e të rrun e të qeth ai tjetri!!
      e ka fisin e modh amerika o çet,dhe jo vetëm të madh por dhe të fortë e të çartur!!
      nuk ta zgjasin shumë o çet mënçuria!!
      e ke harruar si e kanë filluar gjithnjë??
      “bëj këtë që të them unë ose muajin tjetër më ke aty”!
      a të kujtohet gjithandej??
      kush nuk e ka besuar,kush ka menduar kështu si ti!?
      ka shkuar në të sëmës!!
      po ta marrim nga ’90 e këtej,sadamin dy herë,afganistanin,libinë!nuk kanë bërë gjë vetëm atje ku nuk kanë dashur!

    • Shan ameriken, sepse nuk e ke kuptuar qe ne bote ka shume njerez qe jane gati ta ngulin pirunin ne fyt pa asnje shkak. Keta lloj njerezish kane vetem nje ilac qe u ben derman; USA. Vetem shembulli i Kosoves duhet te mjaftoje per ilustrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *