Prokurori emërohet gjyqtar kushtetues ndërsa pret apelin e Vetingut

J L

Ndërsa gjendej në seancë gjyqësore në Kolegjin e Pavarur të Apelimit, prokurori Besnik Muçi u përzgjodh nga presidenti Ilir Meta për të plotësuar një nga vakancat e Gjykatës Kushtetuese, duke argumentuar se ai plotëson kriterin e balancës gjinore me eksperiencën profesionale.

 

Presidenti Ilir Meta njoftoi se ka zgjedhur prokurorin Besnik Muçi për të plotësuar një nga vakancat e Gjykatës Kushtetuese, i cili ishte renditur i treti nga katër kandidatë të renditur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, duke dhënë një seri argumentesh për përmbysjen e renditjes, përfshirë faktin që ai është i vetmi mashkull në listën me katër kandidatë gjë që sipas tij, plotëson kërkesën ligjore për “balancë ndërmjet përvojave profesionale të anëtarëve dhe respektimin e barazisë gjinore”.

Muçi, i cili ka mbaruar studimet në vitin 1995 dhe ka punuar për 20 vjet si prokuror, arriti të kalojë shkallën e parë të vetingut në vitin 2018 me një “vlerësim minimal në aftësi profesionale“, ndërsa vendimi i konfirmimit në detyrë është apeluar dhe po shqyrtohet aktualisht nga Kolegji i Pavarur i Apelimit, për pamjaftueshmëri në kriterin e pasurisë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e përzgjodhi emrin e tij nga një listë me 22 kandidatë dhe i paraqiti zyrës së presidentit katër emra, ku Arta Vorpsi u rendit me pikët më të larta dhe Besnik Muçi u rendit i treti.

Megjithatë, presidenti Meta argumentoi se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka arritur të respektojë në tërësi kriteret e përcaktuara në ligj për përzgjedhjen e kandidatëve, në veçanti, kriterin e “balancës ndërmjet përvojave profesionale të anëtarëve dhe respektimin e barazisë gjinore”.

Në argumentim, Meta shkruan: “Në kushtet kur zoti Besnik Muçi është i vetmi kandidat magjistrat (Prokuror) i përfshirë në tri vendet e para të listës së kandidatëve për plotësimin e kësaj vakance, dhe në kushtet kur ai është dhe kandidati i vetëm i gjinisë mashkullore, atëherë këto janë disa arsye më shumë ligjore dhe objektive për përzgjedhjen e kësaj kandidature duke plotësuar njëkohësisht dhe kërkesat dhe frymën që dikton ligji nr.8577/2000.” [Link Dekreti i Presidentit]

 

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Vleresim minimal ne aftesite profesionale. Me 20 vjet pune eksperience..
    Merreni me mend cfare bajgash kemi gjyqtaret kushtetues.

  • Bajgat duhen te gjykojne ceshte bajgash shkurt vendime bajge per tonen sharebajge

  • Kriteri i dekretimit te gjygjtarit nga Presidenti, ne organin me te larte te drejtesise Gjykaten Kushtetuese jane
    B-O-L-E-T (kuptimi literal organ se mashkullor) Thjesht Presidenti eshte referue 1 thanijes ktej ka Shkodra …bole kandarit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *