UEFA ka nisur hetimin disiplinor për nderimin ushtarak të futbollistëve turq në ndeshjet me Shqipërinë dhe Francën.
Një inspektor është ngarkuar nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës për të shqyrtuar këtë gjest me motive politike. Lojtarët turq pranuan se veprimi i tyre ishte për nder të ushtarëve që po luftojnë me kurdët në veri të Sirisë.
Ky gjest ngjalli polemika, madje ministrja e Sporteve e Francës kërkoi një dënim ekzemplar të skuadrës turke nga UEFA.
Pritet të shihet se cilat do të jenë masat që do të marrë Komisioni i Disiplinës, pasi në njoftimin e saj UEFA do të shprehet pas përfundimit të hetimit.
j.l./ dita

AMIN