Vuçiç proteston për flamurin shqiptar në zyrën e Albin Kurtit

Nela

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar pas një takimi që ka pasur në Prishtinë, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abott, me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Këtë reagim të kreut të shtetit serb e ka nxitur fotografia që është publikuar pas takimit, ku në prapavijë të ambasadorit Abott dhe Kurtit shihet flamuri shqiptar.

Vuçiq ka pyetur ambasadorin Abott se në cilin shtet i ka fituar zgjedhjet Albin Kurti, dhe ka thënë se do të vazhdojë ta bëjë këtë pyetje derisa të marrë një përgjigje.

“Pyetja ime për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë: Cilat zgjedhje i ka fituar Kurti, në çfarë shteti? Dhe flamuri që i qëndroni përballë cilit shtet i takon, shkëlqesia juaj? Unë do të vazhdoj t’iu pyes derisa të marr një përgjigje për këto pyetje”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Twitter.

“Megjithatë në këtë pyetje të Vuçiq ka pranuar që Republika e Kosovës është një shtet, meqenëse nuk i pëlqen fakti që Kurti në zyrën e tij mban flamurin e Shqipërisë dhe jo atë të Kosovës.

Ndryshe në sfond me flamurin kuq e zi janë fotografuar edhe ambasadorë të tjerë të vendeve të huaja në Kosovës, përjashtuar ambasadorin gjerman, Christian Heldt dhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett” – shkruan gazeta e Prishtinës, Express.

n.s. / dita

Share This Article
2 Comments
  • Po cke mo Vucic
    Eshte flamuri i republikex se shtate serbe,.pse hidhesh perpjete.
    E bukura e ketij Flamuri ne zyren e Kurtit eshte se diskrediton direkt Ramutin si tradhetar. Mesazhi: Shengeni behet njehere me dy shtetet shqiptare, jo nje shqiptare e dy sllave.

  • Po ky vici vucic I milloshevicit c’pati. C’pune ka se cfare flamuri mbahet ne zyrat e shtetit shqiptar, apo nuk I ka dale akoma gjumi i kolonizatorit.
    Albini ju ben karshillek si ty edhe pushtetareve shqiptare, dhe mire ben, ashtu i do mushka drute. Shpresojme qe ky flamur te mos jete “fake news”, kjo ka rendesi !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *