Krasitjet e para,
të Reformës së Drejtësisë,
duket se kanë filluar,
nga deklarimet e pasurisë.
Prokurorë e gjyqtarë,
duket që janë të paepur,
dorëzojnë dosjet të sigurt,
se dokumentet i kanë qepur.
Këta janë mjeshtra të vërtetë,
kanë mbijetuar për një kohë të gjatë,
kanë kopsitur mijëra dosje,
e s’e kanë problem një deklaratë!
Të deklarojnë çdo pasuri,
ata nga ligja detyrohen,
po fjalët e vjetra i di çdo njeri:
“Paratë dhe gjynahet s’tregohen!”
Për të kaluar provën e parë,
s’deklarojnë pasuritë e mëdhaja,
ajsbergut të pasurisë së tyre,
në Institut i duket vetëm maja!
Instituti heton veç deklaratën,
hetime të tjera s’bën dot,
jashtë sistemit të bankave,
kasafortat dhe valixhet janë plot.
Paratë e korrupsionit s’tregohen,
kur mbushen ato deklarata,
aq më shumë që shqiptarët fiksohen,
gjithmonë tek paratë e thata.
Instituti i Lartë i Deklarimit,
asnjë nga këta s’mund të ndali,
dhe këta-mbas verifikimit,
mund të dalin të gjithë si kristali!.
Ne këtu kemi qënë këto vite,
dhe me qindra njerëz kemi biseduar,
të gjithë na thonë-se për çdo vendim gjyqi,
shuma marramendëse janë paguar.
Në veprimtarinë e gjyqësorit,
kjo ka mbetur pjesa më e errët,
për miliardat që kanë qarkulluar,
mund të tregojnë vetëm sekserët.
Shumë prokurorë e gjykatës,
janë pa diskutim milionerë,
dhe në gjithë këto vite avokatët,
s’kanë qënë avokatë-po sekserë!.
Për paratë shumë do t’ja hedhin,
lajmi kështu do shpërndahet,
po pas parave-Vetingu,
do të kërkojë për gjynahet.
Po dhe me ligj po ta kesh,
gjynahet kurrë s’tregohen,
ndaj është krijuar Vetingu,
që gjynahet të zbulohen.
Komisioni që është zgjedhur,
ka hapësira të gjëra,
po unë s’e di-si gjynahet,
do të zbulohen të tëra!
Gjithandej unë shoh korba të zinj,
në opozitë dhe në pozitë,
ndaj e mendoj të pamundur,
që korbi-korbit t’i nxjerri sytë!.
Kështu e kam parë Shqipërinë,
gjithmonë me korba të zinj,
ndaj jam skeptik për drejtësinë,
ku do t’i gjejmë njerëzit e rinj?!
Që vendi të ketë drejtësi,
e kam një kryedëshirë,
po nga një gjë kaq e keqe,
si mund të dalë gjë e mirë?!.
Vetingu është kryefjala,
besojnë të gjithë budallenjtë,
se me një të rënë të shpatës,
do zhduken të gjithë maskarenjtë!
Një shpatë ligjin e kemi,
po s’ka shpatëtar kësaj ane,
se vetëm me shpatë u zgjidh,
nyja e pazgjidhur gordiane!
Uji i ndenjur i kënetës,
ka muaj që po turbullohet,
dhe pas turbullirës së madhe,
uji gjithmonë kthjellohet.
A.DUKA

Fjale te mencura Benko po na thot,
dhe keto fjale te tij as topi dot s’i lot,
por…ka dicka o Duke dhe ta sqarojme
qe ty dhe Ramen me mire te kuptojme
kur ato 3000 Euro pasuri ka deklaruar,
thua a tha te verteten a ka mashtruar?
beno a ke ndonjë gjo me thon tashti??
për zajevin e kam fjalën jo për këtë bastardin tonë që ka atë konen nga kosova!!