Peter Handke ‘izolon’ veten, jo më përgjigje gazetarëve

Edona Llukacaj

Fituesi i çmimit Nobel për letërsinë i vitit 2019, Peter Handke është shprehur se nuk do t’i përgjigjet kurrë më pyetjeve të gazetarëve, pasi që nga shpallja si fitues i këtij çmimi javën e kaluar ai është përballur me një sërë kritikash për mbështetjen e tij ndaj ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç.

Handke, në fakt, anuloi një konferencë për mediat që ishte parashikuar të mbahej të mërkurën në vendlindjen e tij, Grifen të Austrisë.

Shkrimtari, i cili jeton në Francë, besohet se e mori vendimin ekstrem, pasi gazetarët austriakë, në një takim në vendlindjen e tij mbrëmjen e së martës, e pyetën në lidhje me akuzat se ai i ka injoruar krimet e Serbisë gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Handke raportohet të jetë përgjigjur duke thënë: “Secili bën pyetje si ju dhe secili që më drejtohet duket se nuk ka lexuar apo nuk di asgjë për çfarë kam shkruar”.

“Unë jam shkrimtar, unë jam i lidhur me Tolstoyn, me Homerin, me Cervantesin. Më lini të qetë dhe mos më bëni pyetje të tilla”, tha Handke, duke përjashtuar mundësinë e ndonjë interviste tjetër.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment
  • Copa e mutit. Fshatar malesh Austriak. Fut veten ne nje sere me Tolstoin, Servantesin, apo Homerin. Megalloman i poshter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *