“Indeksi Global i Urisë” është një raport që publikohet çdo vit në bazë të monitorimit të vendeve në zhvillim. Tre treguesit kryesorë mbi të cilët përpilohet indeksi janë: zinxhiri ushqimor, vdekja foshnjore, si dhe kequshqyerja e fëmijëve.
“Indeksi Global i Urisë 2019” e ka renditur Shqipërinë në vendin e 28-të ndër 117 shtete të monitoruara në total.
Progresi në një vit është i ndjeshëm, pasi në vitin 2018 Shqipëria renditej në vendin e 53-të.
Përtej këtij progresi të ndjeshëm në renditje, në krahasim me vendet e rajonit pozitat e Shqipërisë nuk duken aspak të mira.
Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria renditet e fundit në mënyrë të padiskutueshme. Madje, vendi ynë vijon të mbetet më ‘i urituri’ në Europë, edhe në renditjen e këtij viti.
Të dhënat e raportit global të urisë 2019 tregojnë se 6.2% e popullsisë në vendin tonë është e kequshqyer. Kjo përqindje, në harkun e 2 dekadave të fundit është përmirësuar vetëm minimalisht, me 1 pikë përqindje.
Norma e fëmijëve të keq-zhvilluar, nën 5 vjeç ndërkohë, ka rënë ndjeshëm, në 11.2%. Në vitet 2000 fiksohej në rreth 40%, ndërsa në periudhën 2008-2012 në rreth 23%./ Scan
e.ll./dita

Epo 100 vitet e para I kishim te veshtira, Tani u mesuam me shqiperine uropiane
More zoti gazetar, sa vende ka europa qe na e nxjerr ti zoteri vendin e 28 te fundit ne europe, a thua e ke gabim, besoj me dashje. Turp. Mendoni vetem se si ta poshteroni kete vend. Vendi i 28 eshte ne mesin e shteteve europiane (eurpoa ka 51 vende apo jo more gazetar) e jo i fundit sic shprehesh ti pa asnje pergjegjesi te pakten si njeri, lere pastaj si gazetar.
Po ca ti besh ? –Ky qe kemi ne krye i thote vetes socialist, mirepo parate qe mbledh nga taksat,
ky nuk ua kthen prape popullit ne paga e pensione,
por ua jep ,
Top chanel , Klan dhe Saimir Manes me shoke
Ndaj edhe shqiptaret jane te keq-ushqyer, se kane paga te uleta prinderit ,
Nderkaq Top chanel me shoket e tij marrinn miliona dollare reklama nga Qeveria e sharlatanit