Bëhet me dije se xhaxhai i vëllezërve që akuzohen për vrasjen e teknikut të kondicionerit, të riut Indrit Celaj është arrestuar këtë të enjte.
Mësohet se gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e L.K., xhaxha i të dyshuarve, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 4 krehëra me fishekë, dylbi dhe 17 fishekë.
L.K. është pronari i një shtëpie në periferi të Tiranës ku dyshohet se u fshehën për disa ditë vëllezërit pasi kryen krimin në gusht. Banesa dykatëshe është e veçuar nga shtëpitë e tjera të fshatit Allgjatë dhe ndodhet pranë Kasharit në periferi Tiranës.
Vëllezërit G. K. Dhe A.K. akuzohen për vrasjen e teknikut të kondicionerëve, i cili po kryente punime pranë shtëpisë së tyre në Tiranë në gusht të këtij viti.
e.ll./dita
