Familjet paguajnë, institucionet 113 mln euro borxhe OSHEE-së

Edona Llukacaj

Më 31 dhjetor të vitit 2018 borxhi i faturave të papaguara të energjisë nga konsumatorët familjarë kundrejt OSHEE ishin 394 milion euro, ky ishte borxhi i disa viteve. Tetë muaj më pas më 31 gusht të këtij viti, borxhi i konsumatorëve familjarë është ulur me mbi 11 milion euro, duke shkuar rreth 382 milion euro.

Në fakt kjo tendencë ka nisur që në 2014 ku boxhet e komsumatorëve familjarë janë reduktuar me më shumë se 70 milion euro. Shtrëngimi i masave për mbledhjen e detyrime të prapambetura ka dhënë efekte pozitive që kur nisi plani i rimëkëmbjes energjitike.

Por sakrificat e qytetarëve të thjeshtë që nga pensionistët e deri tek familjet në nevojë me marrëveshjet për shlyerjen e detyrimeve, nuk kanë qenë të njëjta me institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore.

Në fund të vitit 2015 sektori shtetëror që ishte dhe viti më i mirë, kishte një borxh, buxhetor dhe jo buxhetor, ndaj OSHEE prej rreth 40 milion eurosh, ndërkohë në fund të gushtit të këtij viti vlera e faturave të papaguara gati është trefishuar duke shkuar në plot 113 milion euro.

Debitorët më të mëdhenj janë ujësjellësat, por brenda borxhlinjve janë dhe institucione që financohet me para drejtëpërdrejt nga buxheti i shtetit.

Ndërsa borxhi i bizneseve është rritur në shifra të papërfillshme.

Rritja e detyrimeve në sektorin shtetëror ka zeruar praktikisht uljen e borxhit nga konsumatorët familjarë. Madje shifrat zyrtare tregojnë se nga viti 2013 deri në gushtin e këtij viti borxhi i energjisë së papaguar të OSHEE është rritur me 7 milion euro duke arritur në 592 milion euro./ TCh

e.ll./dita

Share This Article
5 Comments
  • ec mos u mërzisni!!
    futen tek borxhi shtetror që nuk regjistron as PPP e assigurimet e papaguara,e as këto “borxhe* të fshehta!!
    dhe ne shikojmë ngritje taksash çdo muaj!!
    i fortë paska qënë dobiçi!!
    kot nuk futi gra gjithnadej!!
    po e fshefi gruja ska perëndi që e gjen!!nuk ka dalë kot!!

  • Pra troc fare qeveria e Rame Timonierit mjekerrbardhe i ka mbledhur rripat qytetareve per te paguar energjine (dhe mire ka bere) por…i ka liruar rripat e i ka leshuar hazat ndermarjet shteterore qe energjine ta paguajne kur ta shohin te arsyeshme!
    (Megjithate “gojet e liga” thone se ka biznese qe qendrojne nen sqetullat e Timonierit qe ja kalojne ketyre institucioneve per fatura te pa paguara energjie…)

    • edo nuk është ashtu si duket!!
      shteti,pasuria e tij,është i barabartë me TAKSAT QË MBLEDH NGA SHTETASIT E TIJ!
      këto janë taksa të ndryshme!sa më e fuqishme është ekonomia,normalisht,aq më pak janë taksat!e kundërta për ekonomi të dobët!
      tashti bëj një llogari të thjeshtë!!
      shteti nga do të “fitojë”,mbushë arkën e tij,nga vetvetja apo nga shtetasit??
      pra nga shtetasit!!
      shtrëngohet për ne dhe nuk flitet për atë që shteti nuk e bën!!
      ne kemi një borxh të njohur botërisht,por kemi dhe një borxh të PANJOHUR!
      ky borxh i panohur janë këto gjëra të “VOGLA”,të pakuptueshme nga shtetasit,nga ne populli debil!!
      kemi PPP,që si na tha timonieri ynë,”kam gjetur mënyrën për të ndërtuar shqipërinë pa prekur arkën e shtetit”,janë sigurimet e papaguara për administratën,është rryma elektrike e papaguar nga shteti!!
      pra borxhit të njohur shtoji dhe këto borxhet e panjohura dhe do të shohësh se ne po ecim në gjurmët e gërkut!!pra po provojmë të vjedhim duke kërkuar borxhe që nuk jemi në gjëndje ti paguajmë!!
      “gjak pa larë e borxh pa marrë!?nuk ka!” thuhet këtej nga ne!!
      një ditë të vijnë borxhdhënësit dhe të kapin për fyti!!
      shpresoj që kujtesën të mos e kesh shumë të shkurtër!!
      e pe se çi bënë gërkut!!
      dhe më e keqja është se gërku i kishte ca para mënjanë!!ne jemi bythë jashtë,pa na kapur për fyti!!

    • sa për dylber jeni ju turqit
      ne shqipot jemi budallenj,por dylberë jo e jo!!
      sulltani nënën tënde e kishte në harremin e femrave,babën tënd në harremin e dylberëve!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *