Paloka: Komision Hetimor për votat e Korçës

redaktor

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike gjatë mbledhjes së sotme ka vendosur ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për votat në Bashkinë e Korçës.

Nismën e grupit të PD, e bëri publike, kreu i grupit parlamentar, Edi Paloka, që pas mbledhjes, në një prononcim për mediat, u shpreh se: “Në mbledhjen që sapo zhvilluam si grup parlamentar, ne diskutuam më shumë se 2 orë, lidhur me fenomenin e rëndë i cili u faktua, pra e theksoj që vetëm u faktua me zë e figurë dje në një emisionin “Fiks Fare”, pasi dihej që ishte një fenomen i njohur për të gjithë ne dhe i denoncuar nga ne. Prandaj, si hap të parë kemi vendosur ngritjen e një komisioni hetimor në Parlament dhe sigurisht ky do të jetë vetëm hapi i parë pasi një ngjarje kaq të rëndë ne nuk mund ta lëmë as në heshtje dhe as në harresë. Bëhet fjalë për vetë themelet e demokracisë, për vetë themelet e pluralizmit në Shqipëri”.

Deputeti, Paloka theksoi se: “E kemi denoncuar këtë fenomen që nga 23 Qershori, e kemi denoncuar blerjen e votave në të gjithë Shqipërinë, nga dy aleatët që sot drejtojnë dhe kanë pushtetin në dorë, Rama dhe Meta”.

Një ditë pas denoncimit ne“Fiks Fare”, se PS ka blerë votat për zgjedhjen e Sotiraq Filos në krye të Bashkisë së Korçës , Partia Demokratike përveçse ka dënuar aktin e blerjes së votës, ka kërkuar gjithashtu përsëritjen e zgjedhjeve, si edhe hetimin e plotë nga ana e Prokurorisë.

Share This Article
7 Comments
  • PD dhe PALOKA ta mbajne me shkume per ngritjen e komisionit hetimor per “blerje votash” ne Korce, se Prokuroria e Korces ka filluar hetimin dhe nuk mund te behet hetim paralel per te njejten ceshtje.
    PALOKA te ngreje nje komision hetimor brenda PD, se perse humbi me 23 qershor kjo parti dhe se ku po perfundon per shkak te mos marrjes se pergjegjesive opozita e sotme.
    Ish “shefi” i PD i bente thirrje PALOKES dhe gjithe antareve ne fesbuk qe te mos harrojne molotovet qe kane perdorur dikur kunder “mafies se kuqe”.
    Jeni bere per t’ju qare hallin o shoqata e PD-se, nuk ju vjen me njeri nga pas se i lodhet e mashtruat njerezit, duke mbushur xhepat tuaj.

  • PALOKA THITHLOPA NA DESHKA KOMISION HETIMOR PER ZGJEDHJET NE KORQE SHKO NJEHER KUSH VRAU 4 VETE ME 21 JANAR O BOLE O KUMARXHI O NJERI I NDYRE ME FEKALE TI I KE DUART E LARA ME GJAK POR NUK HARRON POPULLI DO E MARRESH VESH PARA DHJETORIT VETEM NE BURG E KE VENDIN SE KE FITU PARA MJAFT 3000 EURO PER NJE VEND PUNE DO E SHIHESH PAK MA VONE NE FIKS FARE

  • JU e dini cka bnit me votat sa ishit ne qeveri.Mor ju keni vjedhur hapur ne diten me diel, madje para ambasadorit amaerikan vodhet vitat e Tiranes.Mor ti me identit njerezore ekombetar e mos te flasim per idntitet politik qe nuk ke fare.Korca ishte shembulli i votes demokratike, qe ju asnjeher nuk e kishit askund ne Shqiperi gjate gjitha votimeve me Ristanin dhe helikopterin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *