Akademia Suedeze është detyruar të mbrojë vendimin e saj për t’i dhënë çmimin Nobel për letërsinë për vitin 2019, shkrimtarit austriak Peter Handke.
Pas kritikave të shumta të adresuara ndaj akademisë për nderimin me këtë çmim të një shkrimtari që kishte mbështetur një figurë si Millosheviç, drejtuesi i Akademisë Suedeze Mats Malm është prononcuar përmes një artikulli të botuar të enjten në të përditshmen suedeze “Dagens Nyheter”.
Në këtë artikull Malm pranon se Handke kishte bërë “komente provokuese, të papërshtatshme e të paqarta”. Por ai tha se autori i kryeveprave letrare nuk ka mbështetur gjakderdhjen dhe se e kishte dënuar qartë masakrën e Srebrenicës.
Malm shton se “Akademia nuk ka gjetur asgjë në shkrimet e tij që përbën një sulm ndaj shoqërisë ose ndaj respektimit të barazisë së të gjithë njerëzve”.
Për më tepër, drejtuesi i akademisë citon një artikull të viti 2006 në gjermanisht të botuar në gazetën “Suddeutsche Zeitung” në të cilën Peter Handke shkruante se Masakra e Srebrenicës ishte krimi më i rëndë kundër njerëzimit që Evropa ka parë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Por në vitin 2006 Handke ka mbajtur fjalimin kryesor në funeralin e udhëheqësit serb Slobodan Milloseviç, i cili vdiq në pritje të procesit gjyqësor për krime lufte në Hagë, lidhur me rolin e tij në luftërat në Ballkan në vitet 1990.
Handke ka shprehur gjithashtu mbështetje për udhëheqësit serbë të Bosnjës Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mladiç, të cilët u dënuan për genocid si dhe vrasje të më shumë se 8 mijë burrave e djemve myslimanë në eklavën e Srebrenicës të mbrojtur nga OKB./ VoA
e.ll./dita

Eshte nje mision i pajustifikuar,gabim i padiskutuar !
Tani Akademia le ti jape cmimin e saj “Nobel per Letersi” edhe Hitlerit per librin e tij te famshem… (ju e dini ke).