Kuvendi miraton 3 projektligje, ndër to edhe Buxhetin Faktik të vitit 2018

Edona Llukacaj

Pas disa orësh diskutime, Kuvendi ka miratuar në mbyllje të seancës plenare të së enjtes tre projektligjet e parashikuara në rendin e ditës, e pavarësisht debateve duket se disa prej deputetëve të opozitës së re në parlament kanë bashkuar votat me mazhorancën për miratimin e këtyre ligjeve.

Kështu, Kuvendi miratoi ligjin për Buxhetin Faktik të vitit 2018, me 79 vota pro, 20 kundër dhe 3 vota abstenim.

Gjithashtu u miratua edhe projektligji për Korporatën e Investimeve Shqiptare me 77 vota pro, 19 vota kundër dhe 3 abstenim.

Ndërkohë Kuvendi miratoi edhe ligjin “Për masat shtrënguese ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, ku 83 vota ishin pro, 4 kundër e 4 abstenim.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment
  • dmth u votua Korporata e Investimeve me perfitues privatet dhe garant shtetin

    sic sqaroi Viktor Malaj punet fjolle organit politik te maxhorances se matufeve te majte, bashkangjitur kryeministrit te djathte.
    s’ka mbetur me dyshim.
    organe politike hibride me koke gjarpri e trup bualli, monstra mitologjike, vec pushteti ti jepet absolut rrugacit djathtist rama: egzekutiv, palamentar e partiak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *