Shtetet e Bashkuara dhe Turqia janë pajtuar që të pezullohet ofensiva turke në veri të Sirisë.
Lajmin e bëri të ditur, zëvendës presidenti amerikan Mike Pence, i cili tha se marrëveshja u arrit pas pesë orë bisedimesh me presidentin turk, Reccep Tayyp Erdogan, në Ankara.
Pence tha se Turqia dhe SHBA-ja janë pajtuar për “qëllimin e përbashkët për të shkatërruar grupin militant Shteti Islamik”.
Pas lajmit të armëpushimit, Trump ka shkruar në “Twitter”:
Lajm i shkëlyer nga Turqia. Konferenca për shtyp do të shtyhet. Faleminderit Erdogan. U shpëtuan miliona jetë njerëzish.

j.l./ dita

Cndodhi ? E nxori me gjuhe letren e Trump nga koshi Erdomuti ?
shiko foton dhe bëj llogari çfarë ka ndodhur!!