Gjatë trajnimit të trupave inspektuese të qarkut Korçë është prezantuar edhe sistemi i e-inspektimit.
I ftuar në këtë trajnim ishte Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, i cili në prani të specialistëve të Inspektoriatit Qendror, inspektorë të qarkut, si dhe përfaqësues të mediave theksoi:
“Synojme të reformojmë të gjithë trupat dhe sistemin e inspektimit. Reforma tashmë ka filluar dhe po asistohemi nga BE, për të ndryshuar kuadrin ligjor, standardizuar dhe përcaktuar metodologjinë, si dhe për të ndërtuar një sistem rekrutimi dhe promovimi në bazë të aftësive dhe meritave mbështetur në praktikat më të mira evropiane.
Modernizimi i procesit të inspektimit duke shfrytëzuar edhe teknologjinë e informacionit theksoi Shalsi, i cili nënvizoi se kjo praktikë inspektimi bazohet nëdokumenta standarde, check-lista, metodoligjia e analizës së rriskut,
Ai shtoi më tej se, shumë shpejt do pajisen edhe trupat inspektuese të bashkive të Republikës së Shqipërisë me tableta, për t’i kryer edhe ata inspektimet në formë sa me te integruar dhe profesionale.

e.ll./dita
