Një ‘dhuratë’ nga porta porteze: Kujtimit të shkrimtarit Dhimitër Xhuvani në 10-vjetorin e vdekjes

Edona Llukacaj

nga Albert Shala

Nuk isha shok me Taqon, shkrimtarin e mirënjohur, pinjoll i familjes me emër të spikatur të qytetit të Elbasanit. Kishim shokë të përbashkët dhe kjo gjë më afronte me të. Ishte më i madh në moshë, por kjo gjë nuk më pengonte që herë-herë të shoqërohesha e të shëtisja me të, të bisedonim për shumëçka, ndërkohë që ai ishte një shkrimtar i njohur me një jetë mjaft interesante.

Mbaj mend që Taqon kisha disa kohë pa e parë, i bindur se diçka po shkruante. Ai e kishte zakon që kur punonte për një vepër të re, kyçej për ditë të tëra.

Një mbasdite në mesin e viteve 80-të më tregoi që do të shkonte jashtë shtetit.

– Ku? -, e pyeta plot kurreshtje, për arsye se daljet jashtë ishin si me pikatore, dhe për më tepër Taqoja pas botimit të romanit “Tuneli”, mëse dhjete a më shume vite të shkuara, një veper e tij kjo që u godit ashpër për realizmin e ashpër që shpalosej në faqet e tij, u detyrua të shkonte për riedukim si punëtor në gjirin e klasës, siç ishin termat e kohës.

– Do të shkoj në Algjeri, – më tha.

Algjeria aso kohe ishte mbase vendi më pak i pëlqyer për t’u vizituar nga njerëz a grupe të vogla që shkonin jashtë shtetit, si me urdhër. Atje një herë ne dy vjet shkonin dy veta, si rregull një shkrimtar dhe një gazetar, në zbatim të një marrëveshjeje kulturore mes dy vendeve, siç vinin po të tillë prej andej në vendin tonë po një shkrimtar e gazetar. Vizitohej Algjeri, shkohej edhe deri në zemër të shkretëtirës, te nomadet e Saharasë, dhe kthim.

Vështirë qe ai udhëtim do ta inspironte Taqon për ndonjë tregim e diçka më shumë. Po, përshtypje udhëtimi, kujtoj që ai shkroi me këtë rast, madje i nxitur nga fakti që ishte futur thellë në shkretëtirë, thuajse si asnjë shqiptar tjetër më përpara.

Ndërkohë, situata politike kur do të shkonte ai në atë vend mik ishte e ngarkuar edhe me riskun e të papriturave, sepse akoma gjendja e brendshme ishte e pastabilizuar. Atje akoma luftohej, madje kishte rivalitete  jo vetëm me fqinjët, por edhe brenda ne piramidën  e shtetit, në kryeqytet, ndoshta me inspirime nga jashtë, siç ngjiste shpesh atëherë ne ish- kolonitë. Algjeria kishte vetëm dy dekada që kishte fituar pavarësinë. Megjithatë, Taqoja e kishte pritur me dëshirë këtë udhëtim.

– Gjithsesi vajtja atje, siç me tha, do të jetë interesante, për më tepër që kap nja dy javë kohë.

Nuk ishte aq i lakmueshëm udhëtimi në përgjithësi, por kishte megjithatë një të mirë. Këtë të mirë ma shpjegoi ai atë pasdite. Dhe ja përse: Meqë lëvizjet  në linjat ajrore nuk ishin të shpeshta si sot, kushdo që dilte nga Shqipëria drejt vendeve afrikane, sado që ishin fare të pakta të tilla lëvizje, duhej të qëndronte nja dy ditë në Romë para se të udhëtonte për në Algjer, dhe mbase do të qëndronte katër a pesë ditë përsëri në Romë për të marrë avionin e radhës kur të kthehej për në Tiranë. Pra, si të thuash, përmes një udhëtimi për në Algjeri, më e këndshme ishte që do të vizitohej Roma, e Roma, dihej, ishte tjetër gjë, një kryeqytet krejt ndryshe, ishte në fakt një ëndërr për shumëkënd mes nesh në ato vite.

…Dhe pas më se dy javësh e shoh Taqon në bulevardin e madh në kryeqytet. Iu bashkova me kënaqësi atij dhe disa shokëve të mi të vjetër. Pa hyrë akoma në bisede, pra pa bërë asnjë pyetje, e urova për një kostum ngjyrë mjalti që kishte veshur. I rrinte vërtetë shumë mirë.

Ai buzëqeshi dhe, si të donte të më jepte menjëherë një shpjegim, rrëfeu përmes një të qeshure që i buronte natyrshëm pas çdo fraze që shqiptonte historinë e mëposhtme.

– “Kam pasë prej shumë e shumë vitesh këtë rrip pantallonash, e mbaj mend mirë, që nga koha kur isha student në Institutin “Gorki” në Moskë, na tha. Zbërtheu kopsën e xhaketës dhe na e tregoi rripin. Gruaja përpara se të nisesha për në Algjeri më tha mos u kthe më me këtë rrip pantallonash. Porosia e saj më ka shoqëruar gjatë gjithë udhëtimit. Rripin e kisha vendosur ta blija në Romë, e ku tjetër më mirë se atje. U futa në një dyqan. 13 mijë lira, më tha shitësi. U futa në një tjetër, 14  mijë lira.

Unë aq lira, në fakt diçka më shumë, kisha thuajse gjithsej si para xhepi, që i jepeshin atëherë kujtdo që shkonte me shërbim jashtë. Është kjo arsyeja që vendosa të shkoj në Porta Porteze. Atje mund të gjesh gjithçka, më kishin thënë.

“E dini, ose më mirë të them, e keni dëgjuar, që ajo, Porta Porteze, është një rrugë goxha e madhe ku shiten mallra të përdorura?”, na pyeti ai në vazhdim.

E kishim dëgjuar këtë emër, (dhe për të qenë më të saktë në shpjegimin e sotëm mund të them që ajo rruge ishte, si të thuash, një lloj Gabi italian, roman, mbase shumë më i organizuar se ky tregu ynë i vjetërsirave që mori hov të paparë pas hapjes së viteve 90-te, e që, për hir të së vërtetës, veshi e mbathi shumicën e shqiptareve pas daljes nga varfëria e mbyllja që na imponoi diktatura).

Por le të kthehem te rrëfimi i Taqos.

“Kërkova  rrip pantallonash me sy e aty këtu me italishten time të çalë, por s’po gjeja gjëkundi. Ndjehesha edhe i lodhur, se Roma të lodh. Më së fundi shkova përpara një grumbulli rrobash mbi një tezgë ku më mbetën sytë te kjo xhaketë që kam veshur.

– Mile lire !- thuajse më thirri në vesh një grua e bëshme. E pashë xhaketën, kthe këndej e kthe andej, dhe thashë ta blija, me gëzimin që do të kisha një xhaketë të re, krejt të papërdorur, sepse u pa puna e rripit dhe e porosisë së gruas. Ndërsa bëhesha gati të paguaja, e zonja e mallit më thotë se po të kërkosh në grumbull, do të gjesh edhe pantallonat. Edhe ato një mijë lirë bëjnë, më tha në gjuhën e saj, që unë e kuptova fare mirë.

I gjeta thuajse menjëherë. Edhe ato ishin të papërdorura. Me etiketat e fabrikës, si xhaketa.

Me gëzim pagova. Pra, me dy mijë lira ja ku kam kostumin më të mirë të jetës time. Rrip s’gjeta që s’gjeta, ndonëse gruaja e kishte harruar porosinë e saj pasi pa kostumin që e kisha blerë badihava.

Ne duke dëgjuar rrëfimin e shtruar të Taqos s’na mbeti tjetër veç të qeshnim së bashku me të, të bëheshim pjesë e gëzimit të tij, të thonim edhe ndonjë fjalë, duke shtyrë orët në atë mbrëmje të qetë që kishte rënë mbi Tiranë.

Share This Article
3 Comments
  • Dhimiter Xhuvani nje birbo,nje servil e ish spiun i diktatures,nuk ja vlene te permendet!

    Derr ishte dhe derr mbeti,
    Se keshtu e desh dovleti,
    Po ka te mira dhe nga derri,
    E tha vete edhe Enveri!

    Spiun servil gjithe jeten,
    Mbi te mjeret ngriti veten,
    Nje shkrimtar pa vlere,
    Qe mbeti vetem derr.

    Une nuk e kam njohur Dhimiter Xhuvanin e as takuar ndonje here,por kam takuar dike,ose me sakte disa,qe e njihnin mire,dhe ne tregimet e tyre jamë befasuar,njihej si njeriu me qen ne shoqeri,spiun servil dhe puthador.Mos vall tragjedite qe u ndodhen Xhuvanve,eshte si shpagim i zotit per kete ish moster!

  • Ne vitin 1963 pas nje pune te gjate e sh. te veshtire u takuan, me saktesi dy anet e tunelit ( qe eshte mbi 3900 m i gjate ) te h/c. Bistrica1 Ishte nje sukses i madh mbasi disa vite me pare, ishin larguar specialistet Sovjetike dhe projektimi e zbatimi behej nga specialistet tane te rinj ne moshe e pa pervoje. Kinostudjo dergoi nje grup te cilet qendruan disa dite dhe realizuan dokumentarin Bistrica 63. Ne kete grup ishte edhe Dh. Xhuvani. Duke u njohur me jeten ne kantjer, Dh.Xh. shkroi romanin Tuneli. Ne te pershkruante me nota sh. realiste jeten ne kete kantjer ashtu sic ishte me te vertete. Pak muaj pas botimit te romanit u hap nje diskutim i gjere ne gaz. Zeri i Rinise ku kritkohej rrende autori dhe propozohej ( sic edhe u be ne fakt) qe libri te hiqej nga qarkullimi dhe Xhuvani te cohej per edukim ne gjirin e kl. puntore.. Ne vitin 1965 Dhimitrin e sollen ne Bistrice ku punohej per h/cBistr. 2 Atypunoi disa muaj, me vone, bashke me montatoretshkuanne Cerrik ku ndertuheshin R/ Stacionet e fuqishme. Per aq kohe sa punoi ne Bistrice, Dh.Xh. u ”shkri” me puntoret. Ishte sh. i theshte, i pa lodhur me fizik te forte dhe gjithemone i qeshur. Me vone u rehabilitua, shkroi romane skenare filmash etj.Romanin Tuneli e kam ruajtur dhe me raste e rilexpj dhe kujtoj inxhinjeret qe projektuan Bistren1 e 2 me ne krye P.Radovicken e talentuar dhe ata qe punuan ne zbatim Muhedinin, Leandron, Sokratin, Aristidhin, Manen, ing gjeolog Demiririn e sh. te tjere. Shumica e thresikurse edhe Dhimitri kane ikur me kohe nga kjo bote, por kangelur dhe do jete per gjithemonevepra e tyre. I pa haruar kujtimi i Dh. Chuvanit

  • Taqon e kam patur mik. Njeri i mrekullueshem, me karakter dhe shkrimtar i mire per kohen ku jetoi te cilen e shkroi me realizem. I ndrite shpirti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *