DASH reagon për negociatat: Jemi të zhgënjyer, presim një “PO” para majit

J L

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas vendimit të Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një reagim të publikuar sot, DASH thekson:

Ne jemi të zhgënjyer që Këshilli Evropian nuk njohu përpjekjet për reformat e forta të secilit vend me anë të një vendimi për të hapur tani negociatat për anëtarësim.

Një vendim pozitiv do të kishte riafirmuar besueshmërinë e rrugës së tyre për në BE dhe do t’i ishte kundërvënë vendosmërisht aktorëve të huaj dashakeqës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik.

Ne njohim faktin që Këshilli Europian nuk i tha “JO” as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut, dhe as nuk përcaktoi kushte të reja për hapjen e negociatave për anëtarësim. Shpresojmë që Këshilli Evropian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet kohë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor majin e vitit të ardhshëm.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Para Majit?! E i cilit Vit ? O DASH be more specifik, bre se boll tallkaroset ket popull te mjere

  • Kot shikojmë nga Europa, Maqedonia ndryshoi dhe emrin e del një Macron e të prish punë. Kosova i dha tokë Malit të Zi e nuk ia liberalizuan vizat, për të mos folur për Bosnje-Hercegovinën që e kanë bërë shtet me 3 Presidenta. Mos ka të bëjë feja në këtë rast ?? Më mirë të kërkojmë të bëhemi si Izraeli, shtet satelit i USA-së sesa të presim nga Europa e Greqisë apo e Francës edhe e Hollandës. Meqë shtet ne shqiptarët nuk krijojmë dot pa diktatur ose mbretëri atëherë t’ja lemë administrimin e taksave dhe pasurive tona të përbashkëta amerikanëve. Më keq se PPP-të e Ramës apo konçensionet e Berishës nuk besoj se mund të bëjnë. Por a pranon Amerika ?

  • MACARONI … PO BEHET REGJIZORI I ALLEXIT TE EVROPES

    Eshte pa dyshim Presidenti me mistrec “ Mascalzone”, sic thone italianet, qe ka pase Franca ne 100 vjetet e fundit.
    Ai eshte vene ne gare me kryeministrin e Hollandes per te vertetuar parashikimin ogurzi te babait te komunizmit boteror Vladimir Ilic Lenin se “Evropa e Bashkuar eshte e pamundur por edhe ne qofte se jetesohet do ta kete jeten e shkurter…”
    BREXIT-i ishte hapi i pare ne kete theqafje te Bashkimit Evropian.
    Sic duken shenjat shume shpejt ai do te kthehet ne ALLEXIT ne nje kontinent ku ne 109 vjetet e fundit shperthyen dy Lufterat Boterore dhe po te mos ishte nderhyrja e SHBA-“Shteteve te Bekueme te Amerikes”, sic i quante gjyshi im Imami Elez Hoxhe Berisha, ne vitet 1950-1960
    Evropa dhe Bota ne teresi nuk do te ishte kjo qe eshte sot.
    Presidenti francez Macaron po i ben sherbimet me te cmuara Moskes dhe Putinit me politiken e tij!
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *