Nishani nis konsultimet me partitë për anëtarët e Gjykatës së Lartë

anazapta

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nisi sot takimet konsultative me krerët e partive parlamentare për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë.  Nishani priti fillimisht kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, për të vijuar më pas me kryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, në 11:30 dhe me kreun e Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Më pas, në ora 12:15 Presidenti takoi kryetarin e Grupit Parlamentar të PDIU-së, Shpëtim Idrizi për të përfunduar me takimin me kryetarin e Grupit Parlamentar të PR-së, Fatmir Mediu (ora 13:00).

Në përfundim të takimit me kreun e shtetit, socialisti Gramoz Ruçi tha se “për PS-në të 21 emrat e paraqitur janë kandidatë potencialë për Gjykatën e Lartë”. Ruçi theksoi se më shumë sesa në emra konkretë, PS është e interesuar për kriteret dhe respektimin e procedurave të përzgjedhjes.

Pas Ruçit, në zyrën e Nishanit ka mbërritur kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka. Pas takimit, Paloka tha për mediat se nuk i ka propozuar presidentit emra konkretë për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

“Nuk kemi kërkuar emra, unë s’kam paraqitur asnjë emër. Kemi biseduar për kriteret, presidenti me shpjegoi dhe procedurën që është ndjekur”,tha Paloka.

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *