Medvdev: Rusia kundër riformësimit të njëanshëm të hartës së Ballkanit

Ornela

Kryeministri rus Dmitry Medvedev ka thënë se Rusia është kundër riformësimit të njëanshëm të hartës së Ballkanit, duke përsëritur qëndrimin e Rusisë për Kosovën, e që sipas tij, baza e zgjidhjes së kësaj çështje është Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara-

“Ne kemi thënë vazhdimisht në të gjitha nivelet, dhe i përmbahemi qëndrimit të mëhershëm. Nisemi nga domosdoshmëria për të respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë. Jo akteve të njëanshme”, citohet të ketë thënë Medvedev.

Gjithnjë sipas këtij mediumi serb, “i pyetur nëse shumë vende perëndimore, derisa duke injoruar ligjin ndërkombëtar e njihnin shkëputjen e Kosovës dhe kjo tash mund të përfundojë në krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’”, Medvedev u përgjigj se ide të tilla janë shumë të rrezikshme.

“Të gjitha idetë e unifikimeve të ndryshme janë shumë të rrezikshme për shtetin. Në fund, ato provokojnë qarqet më agresive, të cilat janë kryesisht nacionaliste, për të arritur qëllimet e tyre përmes dhunës dhe armëve, gjë që, në përgjithësi, është akoma e mundshme”, ka thënë Medvedev.

B92 përcjell se në prag të vizitës së tij në Beograd, Medvedev i tha Vecernje Novostit se Rusia do të përcjell proceset në vazhdim dhe presionet që ushtrohen nga Prishtina, veçanërisht pasi që, siç tha ai, “derisa kanë ardhur ultranacionalistët në pushtet duhet të monitorohen nga afër, pasi është e qartë se Ballkani mbetet një rajon i trazuar”.

“Në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë përsëritjen e çdo manifestimi të dhunës, përpjekjeve për riformatimin e njëanshëm të hartës së Ballkanit ose ndonjë veprim tjetër që mund të rezultojë në një katastrofë humanitare”, tha Medvedev.

 

o.j/dita

Share This Article
9 Comments
  • Po po mbrojme konferencen e londres, mbrojme kufijte e serbise por jo ata te ukraines,kerkojme qe shqiptaret ti ngjiten serbise por jo mes veti
    Lum rusia per ty sa deshira paske

  • Hani mut. Nuk ka Shqiperi te madhe, ka Shqiperi natyrale. Te q.. Francen, Hollanden dhe gjithe sllavofilet.
    RROFSHIN SHBA DHE GJERMANIA.
    Na keni bere padrejtesi kur na ndate me 1913 dhe padeejtesi me moshapjen e negociatave po shqiptaret nuk do heqin dore nga e drejta e tyre historike, kulturore dhe gjeografike si europiane dhe populli me i vjeter i Europes.

  • doli se ku fle lepuri i refuzimit Makronit ,Rusia qënka diregjonte refuzimin e pranimit shqipërisë në BE ,pas saj edhe kosova ,etj.Por ta harrojnë edhe opozita rrugore e Lul Bashës dhe Monikës këta spiun me kohë nga çadra në bulevard ,jan paguar nga serbët dhe Rusët kundër shqipërisë në BE.

    Por kjo marrëzi opozitë -rusi do të dështojë si rezultat i mbështetjes SHBA,Gjermanisë ,Italisë , SHBA dhe 25 vende të BE.

    Prandaj përshëndetja e nxituar e Saliut ku falenderon Makronin për vot kundër hapjes negocitave shqipërisë në BE është i turpëshëm ,do të dështoi me turp së bashku me komunist-fashistin Sali Berisha,L.Basha ,ILIR META dhe planet Medvedev ,e serbit -Vuçiç.kundër kosovës.

  • Ha nje mut te madh o Medvedev.Lexo historin pyet dhe gjej ne Rusi hartat e Shqiperise o legen.Ku kane qene kufijte e Shqiperise dhe sa kane vjedhur ne veri jug dhe verilindje o legen.

  • Hajde ç’vrull patriotik shperthen në komentet tona , për Zotin , për t’u patur zili, me të tillë trima s’ka kala që s’merr Shqipëria !
    Mirë more , mirë , por , si shpjegohet që Bajram Curri e kishte mëndjen tek Lenini , po parlamenti i ‘24-es pse mbajti zi për Leninin , bolshevikë qenë këta ?!
    Atë Rusinë cariste që coptoi Shqipërinë e 13-ës azreti Lenin e bëri pluhër e hi .
    Nuk ishin budallenj ata më sipër , as të shitur .
    Ah moj histori moj histori, moj lozanjarja histori !

  • Kulmi i hipokrtizise ! Thote pikerisht te kunderten e atyre qe ben vete Rusia ne menyre flagarante ! Politikane te trashe nga mendja ( ky eshte nga miliarderet me te pasur ne Rusi ) , muzhike tipike , qe kujtojne se paraja te ben te mencur ! ! !

  • Ne per mos coptimin e plore te Shqiperise ja dina per nder Tuqise qe dergoj urgjentisht .ne shqiperi Ismail qemalin per shpalljen e pavarsise.Si dhe Leninit te madhe qe denoncoj traktatin famekeq te Londres qe coptonte plotesisht SHqiperine.Tani na delka KM i Rusise dhe na perkrahka Serbine Kjo e fundit te behet Shqiperia e madhe nuk cenojme aspak territore te Serbise dona vetem Shqiperine natyrale.

  • Po fajin e kemi vete qe nuk i sjellim deklaraten e leninit ketu ketij .kur do me zh’bete nje gje duhhet me ia filluar prej si eshte ba ajo!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *