nga Edona Llukaçaj
Ka disa ditë që media shqiptare është ‘pushtuar’ nga dy femra, në dy situata sa mëshirë-ndjellëse aq edhe nerva-cingëritese, që të bëjnë të reflektosh se cilat janë vlerat -a antivlerat- që promovohen në Shqipëri, si dhe pasojat e këtij fenomeni.
Padyshim që vrasja në Kavajë, me miqësira të supozuara gardianësh e ish të burgosurish që vriten teksa ‘sqarohen’ mbi tryeza kokaine, është lajm, madje tronditës. Por vëmendja kushtuar personalisht Marsidës, gruas së përfshirë në ngjarje, habit e deluzionon, njëkohësisht. Brenda javës, nuk u ngurua të ekspozohej çdo detaj i jetës së saj; përtej jetës intime u mirëinformuam edhe sa herë përdorte drogë, sa herë shkoi në komisariat, ku la fëmijët, bile edhe kur pastroi shtëpine luksoze apo ndryshoi ngjyrën e flokëve. Me pak fjalë Marsida u kthye në “vipen” e Kavajës.
Po ashtu, deputetja ‘aksidentale’ e Kuvendit të Shqipërisë u bë e famshme brenda natës, ndonëse për arsye të tjera, fatkeqësisht jo për ndonjë sukses. Fryt i politikës së mbrapshtë që na dhuroi fillimisht sistemin ku voton pa zgjedhur, e më pas mbushi parlamentin me “krunde” listash, si pasojë e aktit “të mençur” për të mospërfaqësuar, deputetja e re duket më shumë si viktimë. Deputetja e re nuk lexoi dot shqip, për shkak të emocioneve, disleksisë potenciale apo në rastin më të keq, analfabetizmit. Por ajo që bie në sy për këtë përfaqësuese tonën është se që nga dita që mori detyrën e rëndësishme të parlamentares është bërë lajm gjithsej tre herë, dhe asnjëherë për punën e saj në politikë. Për herë të parë, ditën kur hyri në kuvend nga një parti e padëgjuar -nga ato që kemi me shumicë- aleate e PD e që ka për kryetar një person me të njëjtin mbiemër me deputeten në fjalë dhe u betua, pasi mori mandatin e kryepozitarit të vetëdjegur. Herën e dytë u bë lajm me ftesat për dasmën e saj në korrik, ku ftoi dhe deputetët e mazhorancës, përfshi kryetarin e grupit te PS. E së fundi, me fjalimin akoma të padeshifruar në foltoren e kuvendit.
(Ndryshe nga Marsida, për kontributin e deputete Majlindës për shoqërinë, qoftë para ose pasi hyri në kuvend, nuk dimë asgjë: as arsimimin e as profesionin. Thjesht, asgjë!)
Teksa shtetet e zhvilluara dhe Europa e dëshiruar po rishikon edhe rrëfenjat shekullore si Borëbardha, në mënyrë që të mos promovojnë anti-vlerën dhe margjinalizimin gjinor, mesazhi që po jepet në Shqipëri duket të jetë tjetërsoj.
Heshtja “mbulon” artistet, talentet, akadamiket, zonjat fisnike dhe të arritura, që nuk janë as të munguara e as të pakta në këtë vend. Po ashtu, asnjë nga historitë e suksesit të femrave shqiptare në botë nuk duket se duam ta dëgjojmë. (A thua se kemi frikë nga ato që ngjisin shkallët me meritokraci e dinjitet).
E na çudit fakti se jo pak besojnë se diploma merret në shkëmbim të marrëdhënieve me pseudoprofesorë injorantë e perversë. A thua se mentaliteti i promovuar nuk është se nëse je ‘e zonja’ bëhesh ose “vipe” e mendësisë “trimi i mirë me shokë shumë” ose politikëbërëse e gjeneratës së re, që do ta kishte zili cdo shtet, boll që është femër… Politikane nga ato që nuk dihet se cilat politika mbrojnë e promovojnë, por hedhin firma në ‘letra zyrtare dashurie’ të komanduara për marrës ndërkombëtarë të llojit “unë ty të kam shumë xhan, ti pse nuk ma var?”
E na vjen keq kur Holanda nuk na e merr parasysh letrën kuptimplotë, por vë theksin në kriminalitetin e lartë. Nuk na shkon përshtat kur Danimarka, shteti i renditur i pari në botë për arritjet në fushën e të drejtave të njeriut dhe të barazisë (së mirëfilltë) gjinore, na sheh me skepticizëm. Ndërsa kur Franca shprehet hapur për përpjekjet e pamjaftueshme për integrimin europian, fajin e ka zonja Macron. Sigurisht, meqë ajo nuk është nga këto “ikonat” tona, nuk di t’i vlerësojë arritjet e prandaj s’mund të mbajmë ne përgjegjësi. Të mbajë BE!

Po ik o Edona, gris bothen se nuk ka njeri oreks te merret me kukumjacka. Kemi hallin e Bishes Ramut-Korporat qe na ka grabitur pronat kombetare.
Ti, po ke ndonje verejtje, mos perdor te njejtin buzekuq qe perdorin keto dy “zonjat”. Ate bej, mos na caj shume..
o kafshe qe fshihesh pas mirelit…ti je më bastardh se sa ajo gruaja e kavajes…si shkruan keshtu për një zonjë,kushdo qoftë ajo, o kafshë. Prandaj mbetet ky vend këtu ku jemi, se kafshët fshihen me gjithë turinj…ka faj dita qe te lejon ty e sorollopin tend…
SHqiptaret duhen ta kuptojne qe nuk jane vetem disa gra eshte i gjithe populli shqiptar i rritur ne “demokracine” e Saliut! Shkalla u braktis se idotit nga Vicidoli i duheshin analfabete sipas porosive te serbeve!, qe duan popullshqiptar injorant!Nuk dine te shkruajne dhe lexojne shqip pavaresisht se shume kane mbaruar universitetin! Por nuk eshte turp per ta! Eshte turp per politiken e PD dhe Sali Rahm brrishen!
Mire e ke ti Tos Bushati, tashti na ka myt injoranca, se ne kohe te Enverit kishim Lenken qe luante me Penis, Hekrin qe fliste peqinçe pa gabime, Mujon qe la kamxhikun e Karrocierit, Palin qe dinte gjithecka per bagetite e imta etj. etj.
Urime! Një shkrim i duhur, në një kohë të çmendur nga çmendja.
Fatkeqësisht kemi pak analiza dhe meditime të tilla..