Indianët e rinj

redaktor

Nga Besnik Terpollari 

 

I mbani mend “indianët” Amerikës? Indianët e gabuar të Kolombit, që për kapriçon e busullës mbërriti në një kontinent tjetër? Askush nuk i pyeti ata sesi quheshin. I quajtën indianë, se mbretit i qe premtuar rruga e Indisë. Dhe mbretërisë i duhej India përrallore. Kolombi s’e pranoi që gaboi kontinent dhe vendasit u quajtën indianë.

Qenë të zhveshur dhe të ngjyer me shirita shumëngjyrësh, siç qenë përkrenaret prej puplash mbi kokë dhe shkopinjtë me majë të mprehtë. E megjithatë, në hajmalitë e tyre primitive vezullonin gurët e rubinit, diamantet dhe ari i kulluar. Spanjollët u magjepsën pas hajmalive dhe u ofruan copëra pasqyrash e krehëra flokësh.

Të mrekulluar vendasit hoqën hajmalitë dhe i shkëmbyen me këto sende të çuditshme që nuk ua dinin përdorimin. Hareja dhe gëzimi i përshkoi të dyja palët, duke shënuar shkëmbimin më të parabartë në histori, e megjithatë ata që po paguanin më shtrenjtë ishin edhe më të lumturit.

*****

Krejt kështu ngjau me indianët e rinj. Në brigjet e tyre një ditë mbërritën vizitorët e largët, nën flamurin e rrugëve të reja që duheshin hapur. Për të cilat mbretëritë kanë nevojë. Të çuditur me veshjet e tyre primitive dhe me harenë që bujarisht u lëvizte në trup – pa i pyetur sesi quheshin – vizitorët i quajtën indianë. Vendi ishte i bukur dhe kontrasti me varfërinë e vendasve u dha të kuptonin se prespektivat këtu ishin të mëdha.

Në kraharorin e indianëve të rinj mungonin krejtësisht hajmalitë me gurë e metale të çmuar, por vizitorët u magjepsën me çfarë ata panë. Indianëve të rinj u kish dalë shpirti thuajse në sipërfaqe; ishin gati t’ua jepnin vizitorëve të përtej detit. Kush jep shpirtin, i jep të gjitha! Vizitorët nuk kishin parë asnjë plaçkë më të çmuar se kjo. Ndaj hapën hambarët dhe filluan të shpërndajnë sendet dhe mallrat e tyre falas. Nuk kërkuan asgjë në këmbim.

Indianët e rinj shpërthyen në hare, të mrekulluar nga kjo sjellje hyjnore. Dhe filluan të festojnë e të falenderojnë zotat. Por meqë zotat nuk kishin qënë kaq bujarë me dhurata shumëngjyrëshe, u kthyen nga vizitorët e mrekullueshëm dhe u përulën me respektin e thellë, që deri pak më parë e ruanin për zotat. Një forcë e re i përfshiu zemrat e tyre. Tek indianët e rinj u lëshua me dallgë besimi i ri se shumë shpejt do visheshin dhe këta si vizitorët, do hanin dhe përdornin mjetet si ata, e mandej do kerkonin rrugë të reja si ata në detet e pafund.

Më kot pleqtë u orvatën t’u rrëfejnë përrallën me indianët e Amerikës, që shekuj më parë, njësoj si këta kishin dalë të mrekulluar duke përshëndetur karavelat spanjolle. Madje, të bindur se kjo përkonte me profecinë hyjnore të gjarprit me pendë, indianët e mesjetës u përulën para tyre njësoj si zotave. Indianët e rinj i shpërfillën pleqtë dhe rrëfimet e tyre ndjellakeqe. Biles, tani filluan të besojnë se këto legjenda qenë fund e krye trillime për të mbajtur në këmbë botën primitive.

Pleqtë mërmërisnin me zërin që u shuhej se prej detit vinin dhuratë veçse ushtri dhe shishe bosh, e pikërisht kjo po u kthehej në bumerang. Vizitorët nuk erdhën me ushtri, por me sende shumengjyrëshe, të gjitha falas. Dhe shishet e tyre ishin plot me lëngje të pëlqyeshme dhe të shijshme. Kështu, i braktisën pleqtë që të treteshin në dyshimet e tyre atje në kasollet e vjetra. Të shumtë qenë ata që rrinin përditë rreth e rrotull vizitorëve të largët, të shtyrë nga kureshtja, por dhe nga dëshira për të mësuar sekretet e Dijes.

Dhe vizitorët qenë vërtet shpirtmëdhenj; filluan t’u mësojnë zakonet e tyre. Por meqë kjo dukej e pamundur, nisur nga botkuptimi dhe traditat, vizitorët u mjaftuan me ca rregulla kryesore. Qe herët  dhe e pamundur t’u shpjegohej indianëve të rinj se në botën e tyre vizitorët përballeshin me ligje shumë të komplikuara, ndaj rregullat e thjeshtëzuara shkonin mirë për ata. Vizitorët ikën duke premtuar se do vinin së shpejti, duke zgjedhur dy kryetarët e rregullave. Pati të rinj që u lutën të shkonin me ta, tek bota e tyre perfekte, dhe ata ua plotësuan dëshirën. Vizitorët e përtejdetit filluan të vijnë rregullisht, duke sjellë rregulla të reja dhe premtime.

Indianët e rinj filluan të imitojnë gjithnjë e më tepër sjelljet dhe zakonet e tyre, me bindjen  se tashmë traditave u kishte ikur koha. Të tjerë iknin me anijet drejt botës së vizitorëve, të shtyrë nga rrëfimet e ndokujt që kthehej për shmallje, por që ikte sërish si me thirrjen e sirenave në odisenë e Uliksit, i mësuar me nxitimin kaotik të botës së përtejdetit.

Pastaj erdhën kompanitë që shisnin sende të panjohura dhe shumëngjyrëshe. Sendet ishin të bukura dhe vezulluese, të reja dhe të magjishme. Indianët e rinj rrëmuan në skutat e shtëpive për medalionet e tyre prej ari, apo argjendi, qe dikur prindët e tyre i ruanin për festat dhe lutjet qiellore. Me to blenë gjërat e bukura, që pak kohë më parë s’e dinin që ekzistonin. Çdokush përpiqej me çdo kusht të shkëputej nga varfëria, duke ndjekur shembujt e atyre që posedonin më shumë plaçka.

Në kujtesën e re të indianëve të rinj, e djeshmja bëhej blozë përditë e më shumë, aq sa ata vendosën të shembin gjithshka që lidhej më të. Vizitorët vononin me premtimet e tyre, por indianët e rinj krijuan besim pakufi.  Adhurim. Se tek ato premtime mbështetej e ardhmja e tyre. Të rinjtë largoheshin në botën e re për të bërë para të tjera,më shpejt dhe më shumë. Por sakaq zbulonin që edhe atje s’ishte e lehtë të bëheshin ato para, e në mos me punë të rrezikshme. Po ata qenë mësuar me rrezikun dhe paratë u duheshin shpejt dhe shumë.

Kush mbeti në vendin e tij filloi të ankohet se po mungonin paratë; këto karta letre ngjyra-ngjyra, me të cilat vizitorët zëvendësuan arin dhe gurët e çmuar. E kështu filluan të shesin tokat dhe kasollet e pleqve, që tanimë kishin vdekur. Nuk vonoi shumë dhe ia behën kompanitë e minierave. Fillimisht ato deklaruan burime të mëdha mineralesh të çmuara, por iluzionet u shuan shpejt. Pasuan deklarata pesimiste dhe pothuaj indianët e rinj ua falën kompanive ato miniera rudimentale, ku të moçmit kishin nxjerrë gurët e çmuar.

Kryetarët e tyre mësuan të bëjnë gjithnjë ligje të reja, siç kishin parë e dëgjuar në botën e përparuar. Me referendum u fshi Ligji i Sakrificës, dhe Lidhja e kryetarëve propozoi dënime më të buta, në emër të Lirisë. Sigurisht që propozimet e kryetarëve bëheshin domosdo vendime. Me ndihmën e vizitorëve u vendos që të krijohej shteti siç e kishte bota e përparuar. Vendi do merrte shembullin e shteteve moderne dhe vizitorët nuk u kursyen të sjellin akoma ndihma të mëdha.

Kaosi i dikurshëm mori fund; në vend të kasolleve filloi të ngrihej një qytet i madh. Kryetarët paraqitnin projekte të mëdha dhe gjithshka kryhej me ndihmat e vizitorëve që buzëqeshnin me shpirtmadhësi. Të rinjtë, e paskëtaj edhe familjet, iknin për pak muaj dhe mbeteshin me vite e pastaj përjetë në botët e reja, duke këputur fijet e dobëta që i lidhnin me vendlindjen e tyre. Vendlindje, që u tret në kasollet e pleqve dyshimtarë, tek mërmërisnin rrëfenjat ndjellakeqe.

*****

I mbani mend “indianët” e Amerikës? Ashtu ngjau dhe me indianët e rinj. U humbën dhe u harruan. Kanë mbetur ca atje, ca këtu, ca – ku nuk dinë se ku janë. Të veshur me varfëri shpirtërore shumëngjyrëshe. Kompanitë e minierave deklarojnë bilance me humbje, por gropat e galeritë bëhen akoma më të mëdha dhe vargu i kamionëve si gjarpër me pendë zgjaton drejt porteve. Kryetarët akuzojnë dhe zgjedhin sho-shoqin në një rrëmujë perfekte, duke lavdëruar gjithnjë durimin e vizitorëve.

Kurse indianët e mbetur kanë filluar të mallkojnë ditën kur vetë ata votuan hareshëm për heqjen e Ligjit të Sakrificës. Sipas shtypi tët huaj, borxhi ndaj vizitorëve është aq i madh, sa nuk shlyhet dot edhe sikur të shitet i gjithë vendi. Ndërkaq ata sjellin vazhdimisht kredi, që s’ka kush ti paguajë, duke shënuar shkëmbimin më të pabarabartë në histori. E madje, ata që i sjellin janë edhe më të lumturit.

 

 

Botuar në Dita në rubrikën: Letër Kryeredaktorit

 

 

 

Share This Article
13 Comments
  • E qarte metafora

    dhe shume e bukur

    Por zoti Terpollari, “ne nuk kemi faj”

    A ju lutem shume, “ne nuk kemi premtuar doreheqjen” – thote nje minister riosh qe librat es humte qe paska lexuar nuk i paskan lene shenje as ne veshtrim e as ne artikulim.

    Rast i cuditshem.

    Po nejse,

    Zoti minister ju ndoshta nuk keni premtuar “doreheqjen” por keni premtuar integrimin e vendit ne BE.

    Nuk shtyhet me keshtu, nuk e kuptoni sa te peshtire jeni bere?

    U vrame ne 21 janari, premtuat ndeshkimin e Ilir Metes, e moret e futet ne qeveri mandatin e pare pastaj e bete edhe President mandatin e dyte

    Premtuat ndeshkimin e Saliut, pastaj na thate dale kur te mbaroje reforma ne drejtesi, nderkohe qe per shume ndeshkime te shtresave ne nevoje nuk keni nevoje pervecse per ate pushtet qe kini.

    Pastaj na thate qe fajin per deshtimet tuaja e kane pikerisht Saliu dhe Likja, te cilet vete nuk i keni ndeshkuar.

    Cfare kerkoni nga ne mor zoterinj?

    Te shpenzojme gjithe jeten “duke ju besuar juve” nderkohe qe vazhdoni jetoni mire per vete dhe oborrin tuaj kurse ne duhet te marrim arratine se nuk gjejme dot as pune, as siguri, as shprese ne vendin tone?

    e nese nuk ka kush e merr pushtetin pas jush, hapni tregun politik, lejoni te tjeret te futen dhe te degjojme alternativa, zhbeni 2008, pasuroni Parlamentin me nivel njerezor, na lini te ecim para, a keni Zot ju?

    Cfare dreqin ju ndodh kur vini bythen ne ate karige??

    • Gjeja me e rende qe mund ti besh nje kombi ti Vrasesh Shpresen per te ardhmen.. Mos ti lesh nje dritë ne fund te tunelit po ti lesh ne terr sic na kan len neve pa asnjë rrugëzgjidhje, eshte njesoj sikur te kesh denuar me vdekje një brez te tere… I denofte zoti se nuk kemi çfarë të bëjmë me.. Zhgënjimi na ka mbuluar.. Shpresa ka vdekur

  • Dhe shumica e indianve te larguar ne boten e qyteteruar enderronin te ktheheshin ne pyjet e vendit te tyre te virgjer. Mirpo i lane kockat jashte per nje cope buke, nderkohe vendin e tyre e zinin te rinj te ardhur nga bote e huaj. Pune indianesh, thuaj. Dikur njerez te mire e naive, sot te metaforzuar ne moderne hileqare!

  • Ke harruar te tregosh historine e atij indianit qe mbasi mesoi gjuhen e vizitoreve i shkruante vazhdimisht Kryeredaktorit me shpresen se indianet e tjere do t’i falnin noi medalion floriri.

    • Ke te drejte o zoteri. Pergezime per mprehtesine tende. Por, medet, njerez si puna e ketij ketu nuk dine te lexojne e as te mendojne. Dine vetem te shkruajne e t i mbushin mendjen vetes se çoc dine

      • Puna e busulles me ra dhe mua ne sy dhe thashe te shoh c’budadalleqe te tjera ka shkruar. Mirpo, ne fund te shkrimit briliant, lexuesi e kupton se ky lapsus eshte vene qellimisht nga autori, per te treguar se Shqiperia ka qene e harruar dhe u zbulua rastesisht.

        • Ne fakt Kolombi e perdorte busullen ne ate kohe. Keshtu qe Nabbua paska mbetur tek librat e argjiles akoma.

          • si gjithmone sa here hap gojen ti o gjermani shqiptar do e leshosh nga nje te trashe…nabukua nuk thote qe colombi nuk e perdorte busullen or debil……. thote qe busulla nuk ka si te kete kapriçio, tregon veriun dhe kaq…..po cfare do te presesh nga ish-oficeret mendje pjerdhur te enverit….

            meqe ra fjala, a e di ti o ishoficer qe Kolombi me vetedije u nis drejt perendimit, tamam per te treguar qe toka eshte e rrumbullaket dhe india mund te arrihej edhe po te shkoje drejt perendimit…. apo eshte e zorshme per trurin tend tip kungulli??

          • Kinezo,ja te pi nje kafe me Kolombin te ma thote ai me gojen e vet. Ne te vertete ka shume studjues qe pohojne tezen qe thua ti, se Kolombi pervec bindjes se Toka ishte sferike, dinte edhe efektin magnetik. Duke u bazuar ne inventarin e ushqimeve me vete ishte e pamundur te shkonte ne Indi drejt Jugut. Ne fakt puntoi busullen drejt Yllit Polar, sipas shenimeve ne ditarin e bordit. Pra llogariti nje rruge te shkurter direkte, qe me shume gjasa e conte ne Japoni. Nje tjeter hipoteze e forte qe mbeshtet kete thote se Kolombi ishte templar, sekti I kavaliereve te Krishtit dhe ata e dinin qe ne Atlantik ndodhej nje bote e re, e dinin se posedonin harta te vjetra. Kurse ky shkrimi kinezo eshte per tjeter gje, dhe rasti I Kolombi eshte shembull I gabimit sic e njeh historia. Po qe per busullen, hahahaaaaaa, ky autori nuk di mire ta shpjegoje, por busulla kinezo prej Sum-erie ben kaprico qe c’ke me te se ka lidhje me kamp manjetik. Ver nje magnet afer busulles dhe piji lengun kampit manjetik te Tokes. Apo edhe ketu ke per te kundershtuar?

          • Konfuzioni jot o gjerman shqiptar lidhur me kete ceshtje qeka edhe me keq nga c’dukej me pare. Une po te le rehat ne injorancen tende dhe nuk po ta prish lumturine. nja dy gjera fare te vogla po te them, busullen sido qe ta kethesh, gjilpera do te tregoje Veriun magnetik qe afersisht perputhet me Veriun gjeografik, pra gjilpera e busulles gjithnje kur je ne hemisferin e Veriut do te tregoje Yllin Polar. Ti me thua qe Kolombi e drejtoi busullen nga ylli polar, si ushtarak pordhe qe ke qene kaq gje duhet ta dije, apo ne ushtrine e Enverit juve u kishin dhene nga nje kacavide speciale qe e kethenit busullen nga te donit. Tjetra sa per kulture asaj qe ti i thua kampi magnetik, shqip i thone fushë magnetike. Dhe e fundit, mjaft lexove budallalliqe, nje fjale e vjeter thote me mire pak e sak, se sa shume e per lume. Po ty te ka marre lumi me kohe keshtuqe je pa shprese.

  • Obobo sa idiot artikullshkrues ky. Injorant fare.
    Per nje kapriço busulle shkruan. Dhe gjithe injorantet e tjere e pergezojnr.
    Po çfare kapriço busulle more derdimen? Ku kishte nevoje Kolombi per busull me drejtim perendimin u nis, ne perendim mberriti.
    Sa mjeran qe je more autor. Po me dhimbsesh shume qe nd moshen tende s e ke kuptuar akoma si funksionon busulla. Lasje s di as orientimim me pikat kardinale.
    Kush shkon drejt perendimit nuk ka nevoje per busull fare. Mjafton te ndjeke diellin.
    Mjere lexuesit shqiptare qe humbin kohe me kesi marrezirash

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *