Del data e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut

Leda Hysa

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen në muajin Mars të 2020.

Lajmi është botuar këtë të shtunë në mbrëmje në disa nga mediat shqip të vendit fqinjë.

Këto zgjedhje erdhën si pasojë e dështimit të marrjes së datës për negociata me BE.

Pas vendimit për mos dhënin e datës për hapjen e negociatave, kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se vendi do të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ai mes të tjerash tha se reformat në vend duhet të vazhdojnë, veçanërisht implementimi i marrëveshjes me Greqinë.

Edhe lideri i BDI-së bashkëqeverisëse, Ali Ahmeti tha se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme.

Ahmeti shtoi se zgjedhjet i shef si zgjidhja më e mirë pas zhvillimeve pas mosmarrjen e datës për nisjen e bisedimeve.

Zgjedhjet u kërkuan edhe nga opozita.

 

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Me sa duket ka ardhur koha e zgjedhjeve normale, se zgjdhje te parakoheshme nuk ka pas 6 muajsh. Nqs do te kete zgjedhje te parakoheshme atoi behen brenda 1 ose 2 muajve. Prandaj kjo mbetet theshte nje justifikim i Zajevit per te justifikuar vehten per ndryshimin e emrit te Maqedonise, qe nuk ishte nje gje e vogel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *