Vuçiç: Rajoni po armatoset, “Novi Sadi” për ne, i rëndësishëm

Edona Llukacaj

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur i shqetësuar  se të gjithë vendet e rajonit po armatosen, çfarë sipas tij duhet ta bëjë edhe Serbia.

Duke komentuar inisiativën e Novisad, ai shtoi:

“Jam gjithmonë i shqetësuar dhe po bëjmë gjithçka që të mos vijmë tek destabilizimi në rajon. Edhe kjo iniciativa e Novisadit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut për ne është shumë e rëndësishme, sepse kjo është iniciativë edhe paqësore edhe politike, por edhe ekonomikisht e rëndësishme për ne”.

Sipas presidentit Vuçiç, shtetet që po armatosen janë Bullgaria, Rumania, Hungaria, Kroacia dhe vendet e tjera më të vogla, sipas mundësive dhe kapaciteteve që ato kanë.

Vuçiç u shpreh: “Shohim se kush po i armatosë shqiptarët në Kosovë e Metohi dhe çfarë helikopterësh po tregton Mali i Zi. Të gjitha këto po i monitorojmë”.

e.ll./dita

Share This Article
8 Comments
  • Era barut vjen prej kohesh, por shyqyr qe s’ia mban asnjerit tw bej lufte, se e dine qe kjo mund te perkallezohet ne proces domino, dhe ajd t’ia shohesh fundin pastaj. Ndaj vetem provokime e konflikte te vogla do te kete edhe per ca kohe ky rajon. Pastaj ose do bjeri ne zgjidhje e qetesi, ose edhe mund te plase!

  • O Vic, pse nuk thua se eshte Serbia dhe klani yt qe blejne e marrin dhurata nga rusi ne gjithe llojet e armatimeve te renda, raketa, avione, tanke dhe baza ruse ne Nish. Eshte Serbia nje nga prodhuesit e trafikantet me te medhenj te armeve konvencionale ne Ballkan dhe Europe. Eshte Serbia qe kercenon Kosoven dhe Jo e kunderta. Eshte Serbia qe kerkon hegjemoni ekonomike e politike nepermjet grackes se “jugosllavise, perfshire edhe Shqiperine”, duke I bere karshillek Evropes dhe duke u lidhur me rusine direkt, si dhe nepermjet megaplanit Euro-Aziatik ekonomik te Putinit.
    Pra, thuaj qe eshte Serbia e cila po armatoset deri ne dhembe per “te mbrojturi sovranitetin e serbise nga armiqte e saj”, nderkohe qe as Shqiperia dhe as Kosova s’kane as ushtri dhe as arme per t’u mbrojtur. Bosnja eshte inegzistente dhe Kroacia nuk do te dije me se rroni apo nuk rroni ju. Nga kush kercenohet Serbia (!?), nga vellezerit sllavomaqedone, apo nga prifterinjte greke ?

  • Serbia bën zgjedhje të parakohshme, pa asnjë problem. Kosova Maqedonia, Bosnia, Greqia po e po, bëjnë zgjedhje të parakohshme për arësye shum më banale se tonat. Bëjnë zgjedhje, numërojnë votat, pranojnë rezultatin e s’u ndihet zëri.

    Ne jemi pa parlament kushtetues, pa gjykata e me qeveri thellësisht moniste që qeveris keq dhe shumë keq, por zgjedhje nuk bëjmë!

    Le të plasin të gjithë nga inati! Ne nuk bëjmë zgjedhje!

    Zaten, prandaj jemi këtu ku jemi, në asnjë refene perëndimore. Maksimumi i vemendjes rritet kur kanë nevojë për ndonjë magazinë refugjatësh…

    Nuk është tashmë aspak çudi përse komunizmi zgjati aq shumë dhe sundoi egërsisht.

    Jemi ne që bashkëjetojmë me të keqen, ndaj e keqja na sundon!

    • Nuk po ditëshe zhvillimin historik të politikes serve more ylli me shkëlqim të errët Karagjorgjeviqi e ka vra Obrenoviqin dhe e kundërta deri te vrasjet e Stamboliqit e Gjingjiqit si dhe tentimi pë likuidimin e Vuqiqit e për këto ti të kesh inati kurse unë hiq dhe po i bashkangjitem bashk-komentusit komunistët ta pshurrshin fyty ren

  • po i monitoron o Vucic aq shume vendet e evropes se evropa dhe franca i ben gjerat me bythr. ne vend te te monitorojne ty, del ti monitoron ato.

  • Eshte nje justifikim i VUCICIT per armatosjen e Serbise por edhe nje kercenim i Kosoves e Shqiperise qe ti sherbejne interesave te saj.Qeveria shqiptare nderkohe po sheh mundesine qe ta jape edhe ushtrine me PPP e cila eshte shnderruar nje ushtri fshesaxhinjsh.DUHET TE RIKTHEHET SHERBIMI I DETYRUAR USHTARAK.

  • Ushtrin e bejn patriotet , jo antishqiptaret qe drejtojn politiken e kti vendi ka 30 vjet , politikanet tan jan pro fashist , i thurin lavdi tradhtarve dhe poshterojn deshmoret e atdheut , me kta kerkoni ushtri ju , kta nuk po len gje pa ber qe te na shkaterrojn totalisht si komb , ju kerkoni ushtri , çar boni mer kshu , nderroni te ter politikanet , zgjidhni atdhetar ne drejtim pushteti , hajdeni ta bejm ushtrin , nuk e bejn simpatizantet e ish tradhtarve te kombit ushtrin , mos lini nom , idhulli kryeministrit me tuta kom miu esht kryetradhtari mutat frasheri , ju i kerkoni kti alabaku sharlatan ushtri , me zogun tek marteniteti nuk bohet ushtria shqiptare o njerez , mos shikoni endrra me nastradin , vuçiçi esht nacionalist prandaj blïndon ushtrin , kta jan antishqiptar e shkaterruan ushtrin totalisht , leqe kta nuk kon eksperienc me ndertu , se vetem me shkaterru din.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *