Raporti i KLSH për Sterilizimin: Kontrata në favor të Koncesionarit

Edona Llukacaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson se shpenzimet e Kontratës Koncesionare për sterilizimin e pajisjeve mjekësore kirurgjikale kanë dalë jashtë çdo parashikimi. Në 2018-n, koncesionari ka faturuar rreth 17 milion euro, nga afro 10 milion euro që ishin parashikuar në fillim të vitit. Por jo të gjitha paratë e faturuara janë paguar nga ministria e shëndetësisë.

Sipas KLSH, tejkalimi i shpenzimeve ka bërë që në fund të vitit 2018, buxheti i shtetit t’i ketë një borxh prej rreth 5 milionë euro kompanisë koncesinare. Ndërkohë nuk ka një përcaktim të detajuar për përdorimin e paketave për çdo lloj operacioni kirurgjikal, dhe çfarë pajisjesh duhet të këtë kjo paketë.

Krahasuar me vitin 2017, fatura e koncesionit të sterilizimit gati është dyfishuar. Vihet re se kontrata është nënshkruar pa tavan të sipërm kostoje. Si rezultat, pagesat e buxhetit për këtë shërbim janë rritur me ritme të vrullshme nga viti në vit duke vënë në vështirësi financat e fondit të sigurimeve.

Në këto kushte, ministria e shëndetësisë urdhëroi spitalet publike të ndërmerrnin një masë ekstreme, kufizimin e numrit të ndërhyrjeve kirurgjikale dhe shtyrjen e operacioneve duke i lënë pacientët në pritje.

Nga ana tjetër, KLSH vëren se kontrata për sterilizimin e pajisjeve mjekësore është hartuar në kushte favorizuese vetëm për koncesionarin duke filluar që nga çmimet e paketave, mënyrën si monitorohet dhe si financohet, e deri si zgjidhen mosmarrëveshjet.

Para vitit 2015, sterilizimi i pajisjeve kirugjikale është kryer nga vetë spitalet shtetërore. Por pas këtij viti, qeveria ia dha këtë shërbim me koncesion për një afat 10 vjeçar kompanisë Sani Service. /TCh

e.ll./dita

Share This Article
10 Comments
  • Te gjitha kontratat favorizojne koncesionarin. Sepse koncensionaret jane te paracaktuar per tu favorizuar. Eshte nje Shqiperi qe po jepet me koncesion. Eshte “Shqiperia qe do” Rilindja. Shteti paguan borxhet e koncesionarit dhe shtetasit paguajne keqqeverisjen.

  • Ja ku filluan krimwt kunder njerezve
    Te detyrosh spitalet te mos bejne operacion se kushton sterilizimi, kjo do te thote te denosh me vdekje pacientet. Popull idiot, nuk e kupton akoma se te ka vajtur sateri te qafa? Po te vjedhin e po te vrasin.
    Sterilizimi nuk eshte as koncesion i Berishes, por i Ramutit dora vete.
    Ankoheni pse Berisha vrau me pushke, ky po ju vret me koncesione

  • Sipas KLSH, tejkalimi i shpenzimeve ka bërë që në fund të vitit 2018, buxheti i shtetit t’i ketë një borxh prej rreth 5 milionë euro kompanisë koncesinare. Kompania Koncesionar do t’i marre shume shpejt parate, por 20% do t’ia jape firmetarit.

  • Te krahasosh sesi jane sterilizuar nga spitaler veglat operacionale dhe sesi sterilizohen nga kompania ….edhe nata me diten kane me afrimitet ,muzgun !!
    Ngaqe koncesionet sulmohen politikisht sepse jane objekt populizmi te shtypit e opinionit ,duket sikur nuk behet asnje investim apo pune nga koncesionari .
    Autori ose se di ose ben sikur se di djallezisht se spitalet nuk kishin vegla dhe ato qe ekzistonin ishin per turp e gjithe ndryshk.
    Pse nuk thone qe paketa e sterelizimit permban veshje nje perdorimshe te cilat hidhen nderkohe qe spitalet lanin e thanin carcafe e perparese neper tela !!
    Ata qe kane bere shkrimin dhe e kane sponsorizuar le te zgjedhin ,te operohen ( larg qofte ) me paketen sterelizuese te konçesionarit apo me ate te vjetren te spitaleve ??
    Do ju vine zorret ne fyt nga autokllavat e kohes te Zogut e nga pecetat ,garzat ,pambuket qe sterelizohen ne kusia te ndryshkura !!
    Qe duhet te kete kerkese llogaria dhe mbikqyrje nga organet dhe shtypi as qe diskutohet….por jo futja pordhes se keshtu do politika !!

    • E moj zemra shume e zgjuar je, po pse nuk i bleu shteti pajisjet me keto qindra miliona, po ja jep koncesionarit leket?
      Kujton se ka budallenj sot qe e hane sapunin per djathe?
      I lane spitalet ne ate gjendje qe tja japin koncesionarit.
      Na trego pak se nuk kuptojme

  • Per koncesionet nuk ka asnje transparence ,ne dime se nje kilometer autostrade shkon rreth 18 milione euro ,nderkohe qe Hungaria qe nderton me shtrenjte shkon deri ne 11 milion euro.Te japesh udhezim per te ulur numrin e operacioneve per shkak te koncesionarit eshte kriminale.

    • Ate po them dhe une, qe ky eshte akt kriminal i qeverise. I shkruar e zeza mvi te bardhe.
      Vetem Hitleri ka nxjerre akte te tilla. Nuk ben vaki ne asnje vend normal te dali me urdher shkurtimi i operacioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *