Mos’hapja e negociatave/ PD bën thirrje me video: Refuzoni Ramën

Edona Llukacaj

Partia Demokratike ka publikuar një video në rrjetet sociale ku i ka dhënë vend një sërë shkrimesh dhe titujsh të mediave shqiptare dhe ndërkombëtare në lidhke me mos’hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga Bashkimi Eurpian. Në videon e publikuar, PD e cilëson kryeministrin Edi Rama si personin që duhet të mbajë përgjegjësi për këtë refuzim të Këshillit të Europës dhe fton qytetarët të refuzojnë qeverisjen e Ramës.

Po ashtu, PD ka reaguar, përmes sekretarit të saj të përgjithshëm Gazment Bardhi, edhe në lidhje me deklaratat e përfaqësuesve të CDU/CSU,  nënkryetarin e grupit parlamentar Johann Ëadephul dhe relatorit përgjegjës Christian Schmid, të cilët vunë theksin në zbatimin e reformave.  Në këtë reagim, Bardhi nënvizon se pa përmbushjen e reformave nuk ka çelje negociatash, duke theksuar se koha e propagandës ka mbaruar.

 

 

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments
  • Reforma qe pjeserisht i keni bllokuar edhe ju beqirat e LSI.
    Mos harrojme edhe fushatat negative kunder Shqiperise ne EU po nga beqirat e PD-LSI qe ja nxine faqen me keq se ce ka !
    Vetem ne kete vend te mallkuar ndodhin keto gjera, opozita i nxin imazhin vendit te vete vetem e vetem per te ardhur ne pushtet !
    Ky popull rrocke kete feste ka per hise !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *