Gjatë udhëtimit të tij për në Tiranë, ku do festonte fitoren në zgjedhjet e tetorit në Kosovë me qendrën e LVV në kryeqytetin e Shqipërisë, makina e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është përfshirë në një aksident.
Fillimisht u tha se automjeti, tip Volvo, ku po udhëtonte Kurti, ka goditur në pjesën e prapme një makinë të policisë, por detaje të reja kanë dalë më pas.
Eskortës që shoqërtonte Kurtin në fakt i ka prerë rrugën një makinë që vinte nga rrugët dytësore, e cila ecte me shpejtesi të ulët.
Tre automjete të eskortës kanë frenuar fort njëra pas tjetrës për të shmangur përplasjen. Makina me të cilën ecte Albin Kurti ka qenë pas tyre dhe është përplasur me makinën e fundit në radhë.
Trafiku në autostradë u bllokua për rreth 30 minuta, më pas gjendja është normalizuar gradualisht.
Kurtit i është ofruar një autoambulancë, por është refuzuar pasi nuk kishte pësuar lëndime. Ai ka vijuar rrugën me një automjet tjetër drejt Tiranës, ku në orën 19:00 kishte planifikuar një takim te Millenium.
Kurti arriti atje disa minuta me vonesë, dhe rreth orës 21:30 takimi ka përfunduar.
e.ll./dita

Pavaresisht se paraqitet si aksident I rastit, Albin Kurti dhe te tjeret duhet te dine se eshte ne shenjestren serbe, perfshire edhe vicidolistet e salushit, lulushit, ilirushit dhe gjithfare neofashistesh.
Ja kane bere kastile,se po plas lyderi Rajonal e me gjere.
Nuk ja ka bo njeri kastile, por problemi eshte se 95 % e shqiptarve nuk dine ti japin makinave, te gjithe me celular ne dore dhe policia i pershendet, shto ketu dhe rruget tona skandaloze pa pike standarti
Nuk perplaset tjetri kur je tu ec ngadale
Nuk e kuptova
Autostrada (ose autoudha si do thonte kurti qe ne fakt shqip eshte keshtu) u bllokua nga nje makine qe vinte nga rruget dytsore
Por a ka autoudha rruge dytsore?
Kur dikush kerkon te maskoj nje lajm le perhere gjurme si aksidenti i izetit qe nuk u fol me
Po ti mo loqe ke udhetuar ndonjehere ne autoudhen Tirane Durres?
Ka dalje per Rinas
Ka dalje per Plepa
Ka dalje per bizneset
Eshte plot me rruge dytesore
Debil
Uroj qe Kurti te kete jete te gjate por historia ka treguar qe shqiptaret trima dhe patriote e kane paguar me jete perpjekjen e tyre per te luftuar dhe punuar per te miren e kombit.Nuk mendoj se eshte ngjarje e rastesishme.Eshte nje paralajmerim i antishqiptareve qe punojne per Serbine dhe jo vetem.Shqiptaret duhet te bashkohen dhe te perkrahin njeri-tjetrin,shqiptaret ama jo antishqiptaret si RAMUTI me shoke.
“Eskortës që shoqërtonte Kurtin në fakt i ka prerë rrugën një makinë që vinte nga rrugët dytësore, e cila ecte me shpejtesi të ulët.”
është verifikuar se kush ka qënë makina që lëvizte(jo ecte,nuk është njeri a kafshë)me shpejtësi të ulët??
apo është variantit i “qenit të bardhë” në amerikë??
Tre automjete kane frenuar forte?!!!
3 automjete ?! Nuk kane distance sigurimi ndermjet keto 3 automjete ?! Cudi e madhe kjo puna e percjelljes me polici ku perplasen ne 2 raste njerezet qe i shoqerojne ! Ma mire pa polici !!!
Po ku jane anketuesit e Shqiperise. Kjo eshte e qellimshme. Keta jane shoket e Enverit.