Tension i shtuar në protestat e Hong Kongut

Edona Llukacaj

As këtë herë nuk kanë munguar përplasjet mes policisë dhe protestuesve në Hong Kong, gjatë protestës së rradhës të fundjavës në zonën autonome.

Polici ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve të cilët gjithashtu janë përgjigjur me bombola gazi.

Marshimi i paligjshëm, nga aktivistët pro demokraci,  pretendohet se u organizua për të testuar fuqinë e lëvizjes pas më shumë se katër muaj protesta të përjavëshme.

Autoritetet kanë hedhur gaz lotsjellës dhe i kanë bërë thirrje protestuesve të shpërndahen, ndërsa ata kanë sulmuar stacionin policor me bombola gazi si dhe kanë vijuar me dëmtimin e bizneseve.

Këto protesta onsiderohen kriza më e madhe politike në vend që nga ikja e fuqisë kolonizatore, Britanisë.

Kjo krizë po ashtu konsiderohet edhe  sfida më e madhe për presidentin kinez, Xi Jinping, që nga marrja e pushtetit.

Ndonëse protestuesit dhe opozita pretendojnë të kundërtën, Pekini zyrtar ka mohuar ndërhyrjet në liritë e Hong Kongut autonom, ndërsa presidenti Xi është shprehur se nuk do ta lejojë copëtimin e Kinës.

Protestat që filluan për të ndaluar një projektligj që do të mundësonte ekstradimin e personave drejt Kinës, tashmë janë kthyer në një lëvizje pro-demokraci.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *