Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se në periudhën pesë ditore 14-18 tetor 2019 ka ushtruar 484 kontrolle subjekteve të tatueshme, gjatë të cilave janë konstatuar 89 shkelje të legjislacionit tatimor.
Referuar të dhënave të publikuara nga DPT, 10 subjekte kanë rezultuar të paregjistruara në organet tatimore, 6 tatimpagues janë penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor, ndërsa 2 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor, pasi ebënin këtë shkelje për herë të dytë.
Ndërkohë, 10 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 8 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 2 subjekte jane të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.
Gjithashtu, 10 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 6 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune. Po ashtu, 15 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.
Tatimet njoftojnë se strukturat e Monitorimit në Terren do vijojnë kontrollet në të gjithë vendin./ Scan
e.ll./dita

epoka e ahmet zogollit perseritet per popllin katundar shqiptar, jo rastesisht permes edvin rames. Mjere ne.