Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e ditës së hënë në fshatin Shosh, ku një 55-vjeçar u qëllua për vdekje me armë zjarri.
Raportohet se viktima Lazër Arra u qëllua për vdekje teksa po transportonte me kuaj disa produkte ushqimore nga arat e fshatit drejt rrugës kryesore të makinave. Mendohet se me makina të rastit do të transportonte produktet ushqimore drejt Shkodrës.
Kanë qenë të afërmit e tij ato që kanë parë 55-vjeçarin të shtrirë në rrugë dhe pa shenja jete dhe më pas kanë lajmëruar menjëherë policinë e Shkodrës.
Nuk dihet ende numri i personave që e kanë qëlluar me automatik dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.
e.ll./dita
