Varfëria me fletore

Edona Llukacaj

Sipas një ankete të Bankës së Shqipërisë jo pak familje shqiptare ushqehen me listë. Familjet që pranuan të ishin të detyruar të aplikonin këtë mënyrë për të jetuar deklaruan se borxhin e kanë ndaj njësive të shitjes më pakicë, teksa kanë konsumuar mallra dhe nuk kanë mundur të bëjnë shlyerjen e tyre në kohë.

Njësitë e pakicës, sidomos ato që tregtojnë produktet e shportës, disponojnë fletoren e listës.

SI nga personat qe blejnë me lista ashtu edhe njësitë e shitjes tregojnë se njerëzit marrin me listë që nga buka, vaji, detergjentë, makarona, oriz, sheqer e deri tek thesi i miellit.

Një pronare e një dyqani të vogël në Bathore shprehet: “Vetëm dje dhashë ushqime me vlerë 70 mijë lekë me listë. Shuma më e madhe që na kanë borxh është 300 mijë lekë. Burrë e grua punojnë në fabrikë. Vijnë e shlyejnë listën e po atë ditë marrin prapë me listë”.

Ajo shton: “Do të duheshin 2 milionë e 800 mijë lekë që të zerohej fletorja. Njerëzit marrin me listë ushqimet bazë, jo luksin”.

Disa qytetarë kanë borxhe prej disa kohësh, ose të përsëritura ndër vite.

Një qytetar tregon: “Unë 100 mijë lekë e kam pensionin. Këtu marr bukë, domate, ndonjë kofshë pule. Mish nuk bëhet fjalë”.

Një zonjë tjetër shpjegon: “Mua nuk po më pranojnë më dyqanet se jam e mbytur me borxhe. Mora bukë e gjizë me listë tani për drekë. Edhe ilaçet i marr me listë”./TCh

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments
  • Po c’u duhet buka njerezve
    Te mos hane ca dite e te paguajne PPPte dhe koncesionet e Ramutit, se u ben dhe mire per shendetin te humbasin pak ne peshe.

  • Mire se hallexhijnte marrin me liste, po pronarin e dyqanit kush e sponsorizon, apo i bien produktet nga qielli paleke??? Vertete ka varferi po detyrimet i shlyejne te gjithe ne kohen kur marrin te ardhurat e tyre, apo jo more gazetar???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *