Ambasadori i Iranit në Londër, Hamid Baeedinejad ka bërë publike një foto për të cilën pretendon se është bërë brenda kampit të grupit të muxhahedinëve në Tiranë.
Ambasadori akuzon grupin e shpallur terrorist para disa dekadash në Iran se po përdorin teknologjinë e informacionit për të shpërndarë lajme të rreme ndaj Republikës Islamike të Iranit.
“Anëtarët e MKO në kampin Ashraf, në Shqipëri, po përpiqen të përdorin një tip të ri arme kundër Iranit. Armët e tyre përfshijnë super-kompjutera me të cilët ata po përpiqen të shpërndajnë gënjeshtra dhe lajme të rreme për të helmuar opinionin publik”, shkruan Baeedinejad.
Muxhahedinët konsiderohen grup terrorist nga Republika Islamike e Iranit dhe prej dekadash ndodhen në konflikt të hapur me regjimin atje. Të paktën 3 mijë muxhahedinë strehohen në Shqipëri si rezultat i marrëveshjeve të qeverive shqiptare me SHBA-në./ TCh


Dita mos u beni masha e theokracise fashiste te Teheranit ju qe cirreni nga mengjesi ne darke per antifashizem.Apo dollari nuk e njeh fashizmin?