Përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar e kanë vlerësuar pozitivisht politikën monetare stimuluese të ndjekur nga Banka e Shqipërisë.
Në mbledhjen vjetore të zhvilluar në Uashington, ata mbrojtën se kjo politikë ka ndihmuar në qëndrueshmërinë e monedhës vendase, si dhe ka influencuar që rritja ekonomike të ecë në një trajektore pozitive.
Gjithashtu u nënvizua se politika e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka ndihmuar në reduktimin e kredive me probleme, në përmirësimin e ambientit të kreditimit, kuadrit mbikëqyrës e rregullator dhe përafrimin e tij me standardet më të mira ndërkombëtare.
Nga ana e tij, guvernatori i BSH, Gent Sejko theksoi se zhvillimi i vendit mbetet në një trend pozitiv dhe se aktiviteti ekonomik ka bërë progres drejt rritjes së qëndrueshme dhe afatgjatë.
Duke u ndalur tek fokusi në forcimin e stabilitetit makroekonomik të vendit, Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë vijon e angazhuar në mbështetjen e duhur të stimulit monetar, me synim nxitjen e aktivitetit ekonomik dhe kthimin e inflacionit në objektiv.
Në qendër të vëmendjes ishte edhe vijimin e reformave strukturore me standardet e BE, të cilat përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së u shprehën se do të ndikonin në rritjen e konkurrueshmërisë dhe përmirësimin e klimës së biznesit të vendit./ Klan
e.ll./dita
