Një tjetër ish-komandant i UÇK-së thirret në Hagë

Edona Llukacaj

Azem Syla, njëri prej figurave që ka themeluar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e që për një kohë ka qenë edhe komandant i përgjithshëm i saj është thirrur në Hagë nga Gjykata Speciale Ndërkombëtare.

Lajmë është konfirmuar nga vetë avokati i Sylës, Besnik Berisha.

Kjo është fletëthirrja dytë e që ka mbërritur ditën e hënë në Kosovë nga Gjykata Speciale. E para i ishte drejtuar një prej ish udhëheqësve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish agjentin e SHIK-ut, Naim Miftarin.

Miftari është thirrur nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa ka deklaruar se nuk e ka problem edhe po të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit, pasi luftën e UÇK-së e vlerëson të drejtë.

Miftari ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se do të “mbikëqyret” nga një avokat nga Britania, ndërsa Gjykatën Speciale e cilëson si të padrejtë.

Miftari shkruan: “Të dashur miq, ju njoftoj se javën e ardhshme do të udhëtojë drejtë Holandës. Gjykata Speciale Ndërkombëtare me seli në Hagë, me ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit, për krimet e Luftës në Kosovë. Marrja në pyetje do të zgjatë tre ditë. Do të jem i gatshëm të përgjigjem pa kurfar problemi edhe «si i dyshuar», nëse një gjë të tillë e kërkon gjykata, pasi unë gjatë luftës isha pjesëtarë dhe epror në strukturat e UÇK-së dhe jam shum krenar për kët dhë për at kohë”.

Ndërkaq vetëm gjatë javës së kaluar, tetë ish komandantë dhe pjesëtarë të UÇK-së kanë bërë të ditur se janë thirrur për tu marrë në pyetje nga Gjykata Speciale, ndërkohë që deri më tani, numri i përgjithshëm i të thirrurve ka shkuar mbi 100./ Express

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments
  • Kjo eshte per te uleritur!? Kush beri sterminim dhe perdhunim ne Kosve dhe kush thirret te jape llogari dhe te paguaj harac per te!?

  • Ku eshte e keqja zoti Jimi?Kosoven e push Tuan Sllavet qe ne shekullin e 6te,kurse per amerikanet apo turqit nuk thoni gje qe i kane duart me gjak.
    Po keshtu edhe per Italianet qe kane pushtuar Magna Grecian,qe sot quhet Italia e Jugut.
    Kriminelet e historise jane kriminele,jo disa te nenes dhe disa te njerkes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *