Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagoset nëna me dy fëmijët e vegjël

Leda Hysa

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Paper.

Mësohet se një makinë tip “Benz” ka goditur automjetin tip “Opel”, më të cilin udhëtonin katër pjesëtarët e familjes Çela.

Nga përplasja kanë mbetur të lënduar, Matilda Çela dhe dy fëmjët e saj, 4 muajsh dhe 4 vjeç.

Të lënduarit janë dërguar në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *