Moti nuk surprizon, tetori mbyllet me temperatura të larta

Leda Hysa

Fundjavën që lamë pas në shumë qytete të Shqipërisë pamë njerëz duke bërë plazh. Moti i ngrohtë i shtyu ata të shkonin drejt plazhit dhe të shumtë ishin turistët e huaj.

Përsa i përket kësaj jave, moti thuajse do të vazhdojë të jetë i njëjtë.

Moti parashikohet që të jetë i kthjellët dhe pa reshje shiu.

Temperaturat do të variojnë nga 6 deri në 29 gradë dhe mini-vjeshta do të vazhdojë edhe në ditët e fundit të tetorit.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *